Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka postuar një foto në rrjetin social Instagram, ku me anë të saj ka shprehur entuziazmin e fitores së kombëtares.

Në ndeshjen e luajtur ditën e sotme në ‘Elbasan Arena’, Shqipëria ka fituar 1:0 me gol të Taulant Xhakës. Falë kësaj ndeshjeje, Shqipëria merr 3 pikët e para në Ligën e Kombeve.

Për të gjithë kjo ka qenë një super ndeshje! Super fitore!

Foto e postuar në Instagram nga Rama për ndeshjen Shqipëri-Izrael.