'Shqipëria në azil kërkim', PD: 219 mijë persona janë larguar në 7 vite qeverisje të Ramës

'Shqipëria në azil kërkim', PD: 219 mijë persona janë larguar në 7 vite qeverisje të Ramës

Jorida Tabaku

Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka deklaruar se në 7 vite qeverisje të Ramës, janë larguar 219 mijë persona.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tabaku shkruan se mesatarisht 31307 shqiptarë në vit janë larguar nga vendi që nga dita kur Rama ka nisur të flasë dhe të aplikojë, sipas saj vizionin shterpë mbi ekonominë dhe politikën.

“Shqipëria në azil kërkim. Ky është peshqeshi që u la shqiptarëve qeverisja e Ramës në këto 7 vite. Faktet janë kokëforta dhe nuk i zbeh dot asnjë formë e propagandës bajate të Rilindjes : 219 000 të larguar!

Mesatarisht 31307 shqiptarë në vit janë larguar nga vendi që  nga dita kur Rama ka nisur të flasë dhe të aplikojë vizionin shterpë mbi ekonominë dhe politikën.

1 në 3 të larguar janë të rinj. Të dështuar në gjithçka, veç dëshirës për të gënjyer. Të vjetër dhe pa vizion.

Shqipëria në Punë dhe shqiptarët në shtëpinë e tyre të madhe Shqipëri. Ky është vizioni ynë, dhe për këtë do të punojmë çdo ditë me seriozitet dhe përkushtim”, shkruan Tabaku.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • robi: 27/09/2020 12:12

    Po si nuk u lodhe duke shpifur moj Tabakhonja e Tirones syneperke. Murit me koke ti bini nuk vini ne pushtet vitin tjeter me me bemat tuaja gjate ketyre 8 viteve. Kujtoni se populli ka harruar bllokimet e rrugeve, fakulteteve, molotovin ne dere te kryeministrise. Do e merni pergjigjen per 7 muaj o tabakhonja e Tiranes sa ju vlen lekura. Ti vazhdo nxirr helm nga o syneperka e pd se.

    Përgjigju
  • dada: 27/09/2020 10:07

    Keta qytetare qe jane larguar jane votues te Pd se nuk e duan Ps dhe nuk kane shprese qe vjen ne pushet partia e tyre. Mos e nxini realitetin e shqipersie ju te pd

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja