Shqipëria në BE, Sanino
së shpejti kthehet në Tiranë

Shqipëria në BE, Sanino<br />së shpejti kthehet në Tiranë
TIRANE- Drejtori i Përgjithshëm i Zgjerimit të Komisonit Europian Stefano Sanino do të vizitojë së shpejti Tiranën.

Vizita e tij është paralajmëruar nga ambasadori i Bashkimit Europian Ettore Sequi në një takim të zhvilluar sot me shoqërinë civile për rishikimin e planit të veprimit për përmbushjen e kritereve për anëtarësim në BE.

“Prania ime vërteton vëmendjen, kujdesin e rëndësinë që ne i japim konsultimit me shoqërinë civile. Vërteton rëndësinë që ne i japim këtij procesi që quhet plani i veprimit. Duhet të sigurohemi që për prioritetet të ndërmerren hapa konkretë. Ne besojmë se roli tepër i fortë që luan shoqëria civile është parakusht sa i përket integrimit në BE.. Procesi i planit të veprimit nuk është thjesht një proces burokratik por një proces substancial ku çdo kush pritet të kontribuojë me shpresën që të bëhet shpejt. Stefano Sannino po planifikon të kthehet në Shqipëri, prezenca e tij do të tregojë të njëjtët elementë që unë jam përpjekur të ndajë me ju sot”- Nënvizoi Sequi.

SEQUI: ROLI I SHOQERISE CIVILE, THELBESOR
Ambasadori i BE-se vuri theksin në rolin e shoqërisë civile në këtë proces, dhe në rëndësinë e konsultimeve me shoqërinë civile sa i përket procesit të planit të veprimit. "Shoqëria civile mund të luajë një rol të rëndësishëm, në atë që komisioneri i zgjerimit të BE-së, Fyle, e ka quajtur transformim i një shoqërie, ku demokracia dhe sundimi i ligjit luan një rol kritik”
 
BREGU: OPOZITA PENGOI INTEGRIMIN
Nga ana e saj ministrja e Integrimit, e pranishme në tryeze, Majlinda Bregu shprehu angazhimin e maxhorancës për përmbushjen e të gjitha kritereve për anëtarësim në Bashkimin Europian, ndërsa theksoi se "është e rëndësishme që situata politike të mos ketë më luhatje që cënojnë klimën e bashkëpunimit mes opozitës dhe maxhorancës".

"Ne jemi të gjithë të ndërgjegjshëm që mungesa e konsensusit dhe dialogut politik ishte ajo që nuk mundësoi marrjen e statusit të vendit kandidat vitin e kaluar. Pra, bojkoti i gjatë i institucionit kryesor ligjvënës së vendit nga ana e opozitës dhe bllokimi i ligjeve me 3/5 ishin elementë kryesorë që ndikuan në mosplotësimin e kriterit politik", tha ajo.

Paralel me rishikimin e Planit të Veprimit, Ministrja e Integrimit kërkoi që të miratohen edhe të gjitha ligjet e tjera që kërkojnë 3/5 e votave, për të cilat opozita ka kërkuar së fundi një shtyrje kohore dhe rishikim.

Vizita e fundit e Saninos në Tiranë ishte në fillim të nëntorit 2011, pak ditë para se opozita dhe maxhoranca të bien dakord për kompromisin e kërkuar për reformën zgjedhore, reformimin e rregullores së Kuvendit dhe diskutimin dhe miratimin sipas një kalendari të ligjeve me shumicë të cilësuar të bllokuar gjatë dy viteve në Kuvendin e Shqipërisë. Ndërkohë që “krisja” e paktit PD-PS vazhdon të reflektohet në Kuvend ku kalendari i punimeve, në të cilën janë vendosur ligjet që kërkojnë 84 vota u miratua, më 17 janar, pa opozitën.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve