Shqipëria në Bienalen e Venecias '16

Shqipëria në Bienalen e Venecias '16
Ministria e Kulturës ka hapur së fundmi thirrjen për projektet për përfaqësimin e Pavionit Shqiptar në Ekspozitën XV Ndërkombëtare të Arkitekturës në Bienalen e Venecias 2016.

Pas pjesmarrjes së suksesshme në Bienalen e Arkitekturës 2014, ku pavioni shqiptar u përfaqësua nga punimet e Edi Hilës dhe Adrian Pacit, kuruar nga Beyond Entropy, si dhe në Bienalen e Artit 2015 ku me kurimin e Marco Scotini-t, Shqipëria u përfaqësua me konceptin artistik të Armando Lulajt, Ministria e Kulturës, si Komisar i Shqipërisë në Bienalen e Venecias, ka nisur sot projektin e tretë për përfaqesimin e pavionit kombëtar në Ekspozitën XV- të te Arkitekturës në këtë Bienale. 
bienale
Bienalja e Venecias, e cilësuar nga Ministria e Kulturës si ngjarja më e madhe në shkallë botërore, në këtë edicion do të ketë si temë “Raportim nga Fronti”, që përmes komunitetit te arkitektëve, artistëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile të prezantojnë qasjen e tyre ndaj problemeve komplekse të lidhura me arkitekturën e ditëve të sotme.
bienale
Ministria e Kulturës hap thirrjen për projekt-ide të frymëzuara nga një vëzhgim i kujdesshëm i arkitekturës bashkëkohore dhe i shoqërisë shqiptare, sidomos aty ku kjo bën ndryshimin, si dhe mjetet vizuale përmes të cilave ato do t’i komunikohen publikut të gjerë dhe profesionistëve. 

MK sqaron se përzgjedhja do të kalojë në dy faza dhe do të vlerësohet nga nje juri profesionishtësh vendas dhe ndërkombëtarë.
bienale
Në kuadrin e Bienales  së ardhshme  Ndërkombëtare  të Arkitekturës në Venecia e cila do të zhvillohet në datat , 26 maj deri 27 nëntor 2016 me temë “Raportim nga fronti”, Ministria e Kulturës i fton gjithë kandidatët që për më shumë informacion të vizitojnë faqen zyrtare kultura.gov.al 

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'I fali 6 milje det, në fund donte t'i falte Himarën' Kreshnik Spahiu: Berisha edhe në aleancë me Athinën nuk fitoi dot

'I fali 6 milje det, në fund donte t'i falte Himarën' Kreshnik Spahiu: Berisha edhe në aleancë me Athinën nuk fitoi dot