Shqipëria në linjë me partnerët
refuzon Putin:Jo paradës ushtarake

Shqipëria në linjë me partnerët<br />refuzon Putin:Jo paradës ushtarake
Shqipëria i ka thënë JO ftesës së presidentit Rus Vladimir Putin për të marrë pjesë në paradën e 9 majit, në Moskë me rastin e 70 vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
Burime nga Ministria e Mbrojtjes bëjnë me dije se forcat ushtarake shqiptare nuk do ti bashkohen paradës së ‘9 Majit’, duke ndjekur kështu të njëjtën linjë me partnerët e saj strategjik, Gjermaninë dhe Britaninë e Madhe të cilët më herët i kanë thënë Jo pjesmarrjes.

Kancelarja gjermane Angela Merkel i ka thënë “jo” kësaj ftese që në datën 11 mars, raportojnë mediat ndërkombëtare. Por, edhe kryeministri britanik David Cameron i ka thënë “Jo” ftesës së Putinit për festimet. Arsyeja “në protestë për ndërhyrjen e Putinit në Ukrainë dhe aneksimi i Krimesë” sipas Doëning Street.
 
Ndërkohë, sipas informacioneve nga Moska, Rusia ka ftuar forcat e armatosura nga 16 vende mike, anëtarë të koalicionit anti-Hitler, duke përfshirë edhe Serbinë. Kjo e fundit e ka pranuar ftesën e Putinit duke ju bashkuar edhe 9 vendeve të tjera që kanë pranuar, ndërsa 3 vende nuk e kanë pranuar pjesmarrjen.Mbeten ende 3 shtete të tjera të cilat nuk kanë kthyer përgjigje për pjesmarrjen në paradë ushtarake në Moskë.
Shkaku i mospjesmarrjes së këtyre shteteve ëshë kriza në Ukrainë, ndërsa mediat Serbe nga ana tjetër ngrenë pyetjen se si do ta shohë BE pjesmarrjen e Serbisë në këtë paradë.


Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve