Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ka takuar në Panairin e Turizmit në Madrid, kryebashkiakun e qytetit, José Luis Martínez-Almeid.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gonxhja ka publikuar foto nga takimi me kryebashkiakun.
“Kënaqësi të takoja Kryetarin e Bashkisë së Madridit, José Luis Martínez-Almeida, gjatë FITUR, në një panair lider që mbetet një platformë kyçe për dialogun dhe bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e turizmit.”, shkruan Gonxhe.
Më herët gjatë ditës së sotme, ministri Gonxhja u takua me Sekretaren e Përgjithshme, të UN Tourism, Sheikha Al Nowais.
Panairi Fitur është një nga më të mëdhatë në fushën e turizmit, i njohur për numrin e lartë të kontratave dhe marrëveshjeve që lidhen gjatë ditëve të para të tij. Shqipëria po merr pjesë me synimin për të zgjeruar ofertën turistike gjatë gjithë vitit.
Në këtë panair, Shqipëria prezantohet me sloganin ‘Albania All Senses’ si një destinacion gjithëvjetor.
Komente








