'Shqipëria një hap larg autoritarizmit', Braçe-Bashës: 'Hibrid' që gënjeshtrën e shet si të vërtetë

'Shqipëria një hap larg autoritarizmit', Braçe-Bashës: 'Hibrid' që gënjeshtrën e shet si të vërtetë

Zv. kryeministri Erion Braçe dhe kryedemokrati Lulzim Basha

TIRANË- Zëvendës kryeministri Erion Braçe i ka kthyer përgjigje kryedemokratit Lulzim Basha, lidhur me akuzën e këtij të fundit se Shqipëria është një hap larg autoritarizmit.

Duke publikuar raportin e fundit të "The Economist", i cili e rendit Shqipërinë në vendet që kanë një regjim hibrid, ndryshe nga çfarë deklaron Basha. Braçe e bën fajtor kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha se nëse Shqipëria ka pësuar rëne janë pikërisht vendimet e tij me djegie mandatesh dhe bojkot në të gjitha institucionet.

Foto e publikuar nga Braçe

Braçe vijon më tej duke e cilësuar " hibrid", i cili nuk bën gjë tjetër veç se përpiqet që gënjeshtrën ta shesë si të vërtetë.

Postimi i plotë
Lulzim Basha, nuk eshte nje demokrat! Anetar partie dhe kurre nje virgjereshe! Nje hibrid mes:
agjitatorit politik dhe shitesit te gjerave te vjedhura, gjerave te perdorura, gjerave te rreme!
Gjithashtu, nje hibrid mes fatlumit qe i genjen te gjithe e si kthehet asnje dhe autoritarit qe i genjen prape dhe ju qep gojen gjithnje;Nje hibrid mes te pa hetuarit e pa gjykuarit ose te hetuarit e te pagjykuarit dhe
kurre te pafajshmit, hem kur e akuzojne per vrasje, hem kur e akuzojne per vjedhje!
Nuk eshte fat, eshte #sistem!
Hibrid gjithashtu!
Po lexoj qe dje paska thene se Shqiperia eshte ne prag te autoritarizmit;
Nje indeks i pervitshem i #theeconomist eshte publikuar dhe ky qe nuk lexon kurre deri ne fund e
nuk kerkon kurre te verteten,
e la deri tek propaganda.
Si eshte e verteta?
1. Indeksi i publikuar ndahet ne fasha te tilla: 0.0-4.0 rregjim autoritar, 4.0-6.0 rregjim hibrid, 6.0-8.0 demokraci jo efektive, 8.0-10 demokraci e plote.
2. Shqiperia prej 2006- es, sipas arkives se indeksit, eshte rregjim hibrid.
3. Shqiperia nga 2015-ta e deri ne 2019-ten ka indeksin me te larte te te gjithe periudhes 14 vjecare, posacerisht
5.98 per 2017, 2018-ten;
Pra, gjate kertyre viteve qeverisje te PS, Shqiperia eshte vleresuar me indeksin me te larte ndonjehere dhe ne prag te klasifikimit 6.0-8.0 demokraci jo efektive;
KURRE NUK KA QENE PRANE RREGJIMIT AUTORITAR!
4. Vleresimi i shpallur per vitim 2019-te,
reflekton: Vleresimin e njejte per Pluralizmin dhe Procesin zgjedhor-7, rritjen e vleresimit per Qeverisjen-5.36 nga 4.71, renien e forte ne Pjesmarrjen Politike-4.44 nga 5.56 dhe vleresimin e njejte ne Kultura Politike-5, Te Drejtat Civile-7.65.
Pra, e vetmja renie ne tregues, me ndikim ne indeks, ka brenda Lulzim Bashen, bojkotet e tij dhe madje daljen jashte nga institicionet kushtetuese, te gjitha pjese e “Pjesmarrjes Politike”. Kjo eshte e verteta faktike!
Propaganda nuk eshte demokraci, as e verteta, por nje hibrid mes genjeshtres dhe betejes per ta shitur per te vertete!
Por per fat dhe fakt, cdo raport, indeks ka dhe arkiven e fakteve! vo: shihini tabelat e indeksit

Foto e publikuar nga Braçe

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja SKY ECC/ GJKKO pranon kërkesën e SPAK, kalon për proces Erzen Breçanin, Dedan Gjonin dhe 6 të tjerët! Për një pushohet çështja (VENDIMI)

Dosja SKY ECC/ GJKKO pranon kërkesën e SPAK, kalon për proces Erzen Breçanin, Dedan Gjonin dhe 6 të tjerët! Për një pushohet çështja (VENDIMI)