Shqipëria pa ambasador, Bushati
dërgon në Shkup Bashkim Ramën

Shqipëria pa ambasador, Bushati<br />dërgon në Shkup Bashkim Ramën
TIRANE - Situata e tensionuar në Maqedoni pas sulmit të armatosur në Kumanovën e banuar nga shqiptarët ka detyruar Tiranën zyrtare të dërgojë në Shkup të ngarkuarin me punë Bashkim Rama. Kjo, në kushtet e ngërçit politik në vendin tonë ku dekreti per emërimin e ambasadorit Fatos Reka qendron ende ne tryezen e Presidentit.
 
Burime të sigurta nga Ministria e Punëve të Jashtme thanë për Shqiptarja.com se Bashkim Rama, drejtor i Rajonit në këtë institucion, pritet të mbërrijë në Shkup brenda kësaj jave.
 
Të njëjtat burime sqaruan se për shkak të procedurave, nuk mund të dërgohej në Maqedoni i propozuari i mazhorancës për ambasador Fatos Reka, pasi presidenti Bujar Nishani ende nuk është shprehur përmes dekretimit të emërimit ose jo të tij.
 
Sipas të njëjtave burime, prania e Bashkim Ramës në Maqedoni tregon angazhimin maksimal të qeverisë për shkak të postit që ai mban aktualisht në ministri, por edhe karrierës si diplomat i lartë. Bashkim Rama është njëherësh rektor i Universitetit Ndërkombëtar të Strugës.
 
Nga përleshja e dhunshme mes policisë dhe një grupi të armatosurish në komunën e Kumanovës mbetën të vrarë 22 persona, mes tyre 8 policë (njëri shqiptar) dhe 14 të armatosur, të cilësuar nga autoritetet maqedonase si grup terrorist me qëllim sulmet ndaj institucioneve shtetërore.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studiuesit: Kina shfrytëzoi mungesën e vëmendjes së BE-së në Ballkanin Perëndimor

Studiuesit: Kina shfrytëzoi mungesën e vëmendjes së BE-së në Ballkanin Perëndimor