Shqipëria përfshihet nga atmosfera e festës, besimtarët e krishterë në të gjithë vendin kremtojnë Krishtlindjen

Atmosfera e festës së Krishtlindjes ka pushtuar të gjithë vendin. Mbrëmë besimtarët katolikë festuan Krishtlindjen dhe mbajtën mesha në qytete të ndryshme të vendit që nga ora 23:00 e mbrëmjes deri pak pas mesnate. Ndërsa besimtarët e krishterë ortodoksë në të gjithë Shqipërinë kanë kremtuar sot Krishtlindjen. Në qytete të ndryshme janë mbajtur mesha tradicionale nga besimtarë të grupmoshave të ndryshme. Në Tiranë mesha është mbajtur në Katedralen ‘Ngjallja e Krishtit’.

Korçë- Qindra besimtatrë janë mbledhur sot për të kremtuar Krishtlindjet. Ndërsa qyteti është i gjiti i përfshirë nga atmosfera festive e festave të fundvitit.

Gjirokastër- Besimtareet ortodoksee kanee kremtuar sot diteen e lindjes see Krishtit. Me qindra besimtaree kanee marree pjesee nee mesheen e sotme tee organizuar nee katedralen e "Ringjalljes see Krishtit" organizuar nga kreu ortodoks i Mitropolisee.

Berat- Mesha dhe ritualet janë mbajtur në katedralen e Shën Dhimitrit .Besimtarët ortodoks janë drejtuar me qirinj në duar drejt kësaj katedraleje. Ritualet janë drejtuar nga At Petraq Simsia dhe At.Johani .

Fier- Kisha e Shën Gjergjit në Fier ka pritur sot besimtarët të cilët kanë ndjekur meshën e mbajtur me këtë rast për lindjen e Jezu Krishtit, birit të Perendisë .

Lushnjë- Besimtarë të grupmoshave të ndryshme nga qyteti por edhe rrethinat kanë marrë pjesë në kremtime. Një ceremoni traditionale e lindjes se Krishtit është mbajtur dhe në kishën e Shën Palit dhe Pjetrit.

Lezhë- Dhjetëra besimtarë të krishterë, iu bashkuan ritualit fetar të lindjes së krishtit në katedralen e Shën Nikollit, ndërsa mesha e shenjtë e mbrëmjes të së shtunës u drejtua nga ipeshkvi i dioqezes së Lezhë Otavio Vitale.

Shkodër- Gjatë meshës në natën e Krishtlindjes, arqipeshkvi i dioqezës Shkodër-Pult, Imzot Angelo Massafra, përcolli mesazhe të rëndësishme për besimtarët. Imzot Massafra tha se kemi nevojë për të marrë guxim që të ecim përpara dhe të jemi të ndryshuar. “Askush të mos ndihet i vetmuar, pasi Krishti është afër secilit” - theksoi Massafra.

Lajmi do të përditësohet...

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë