Shqipëria preferohet nga nomadët digjitalë: Taksa të ulëta! Çifti italian, Alesia dhe Matteo prej 5 muajsh punë online: Kemi krijuar klientë këtu

Alesia dhe Matteo nga Italia janë ekspertë në fushën e teknologjisë. Prej disa kohësh ata po bëjnë jetën e nomadëve digjitalë, e 5 muajt e fundit kanë zgjedhur që t’i jetojnë në Shqipëri.

Përveç klientëve që kanë këtu, të favorizuar dhe nga ligji për nomadët digjitalë në vendin tonë, ata nuk do të paguajnë edhe taksa për të paktën një vit. Kjo gjë thotë çifti, do t’i ndihmojë ata të rriten në punën e tyre.

“Na pëlqen shumë Shqipëria për frymën që është këtu. Ambient i qetë me plot pozitivistet. Në Romë dhe Milano stili i jetesës është pak më i ngurtë, më i tensionuar. Kurse këtu jemi më të lirë, dhe ka shumë të rinj. Kemi gjetur ambientin tonë. Ne punojmë online. Kemi një Kompani për network-marketing dhe një kompani social-media marketing qe punon ne Itali dhe tani këtu ne Shqipëri. Jemi edhe influencër në mediat sociale. Këtu është një treg i ri dhe mbi te gjitha te ofron mundësinë e rritjes. Sigurisht është një avantazh ne krahasim me Italinë, këtu taksat që ekzistojnë ndihmojnë shumë në rritjen e një biznesi, sepse ne Itali nëse fitoj 100 mijë euro vetëm 40 mije shkojnë tek unë dhe 60 mije te tjera i merr shteti dhe këtu në Shqipëri është pak me ndryshe. Mund të ketë më pak taksa dhe për këtë arsye të jetojë një jetë më të mirë”, tha Matteo.

Fitimet në këto punë thonë se janë mjaft të larta. Por qëllimi i tyre nuk është vetëm të punojnë për vete, por edhe të ndihmojnë  të tjerët.

“Ne do të donim që kompania jonë dhe përvoja jonë të ndihmonte dhe njerëzit e tjerë, ndaj duam të krijojmë një mjedis pune shumë stimulues që u jep shumë mundësi shumë njerëzve të tjerë. Për momentin, fitimet janë rreth 4-5 mijë euro në muaj që të lejon të jetosh shumë mirë. Shpresojmë ta dyfishojmë këtë shifër dhe të arrijmë në 10-20 mijë euro pak a shumë brenda këtij viti”, u shpreh Alessia.

Në Shqipëri duan të jetojnë për një periudhë dhe më pas dëshirat e çiftit janë që të udhëtojnë në të gjithë botën.

“Jeta si një nomad digjital është pikërisht kjo, na jep mundësin të vizitojmë botën dhe qe të marrim me vete punën tone. Kemi jetuar disa muaj ne Dubai, disa muaj ne ishujt Kanarie. Kemi disa projekte këtu dhe sa te mbarojnë, ndoshta do fillojmë të udhëtojmë nëpër botë”

“Ne kemi këtë pasioni për udhëtimet, prandaj synimi jonë është të bëjmë një turne botëror”, u shpreh Alessia.

Nomadët digjitalë, në ligjin shqiptar njihen si punonjës lëvizës digjitalë që shfrytëzojnë teknologjinë për të mos punuar nga një vend fiks, por të lëvizin kudo, duke përfituar lehtësi nga shteti.

B.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mark: 15/01/2024 09:59

    Po patjeter. Nke artikull me lart mesojme qe nga shendetesia jemi beterr dhe na kerdisen nga parate. Profesionet e lira ne vend i supertaton pa meshire. Dhe ne suazen e propogandez mesojme se nomadet "digjital" nga afro 100 000 euro nuk pagujne taksa shume dhe bejne palle per nke vit. Vend i cudirave apo jo.

    Përgjigju
  • Titulli: 15/01/2024 01:07

    Shqipëria preferon nomadët digjital por ata nuk vijnë

    Përgjigju
  • 15%shin mos harroni: 14/01/2024 17:11

    Ja se kaq ishte endrra. Tani fillon zgjimi. 15shin ne gjithe fitimin si fillim. Pa te keqen 500 leke taksa per cdo liter nafte qe do blini. Takse qarkullimi per mjetin, takse arsimi, takse ne duhan, alkool etj etj. Uroj mos te perfundoni ne ambulance, spital, polici a gjyqesor se do e shihni sesi do ju veniten fitimet e majme. A dhe dicka, mbase ju e keni me te thjeshte se prinderit qe ndertuan Italine nuk marrin 150 euro pension dhe skeni detyrim moral ti mbani.

    Përgjigju
    • Parajsë për taksa: 15/01/2024 08:06

      Kur s'ka punë që paguan mirë

    • Emigranti: 15/01/2024 06:45

      Kur ke pasaport EU eshte e lehte me jetu ne shqiperi se sapo perballeshesh me veshtiresite kap e iken lehte.

    • ilo: 14/01/2024 22:09

      Or mik shqiperia vazhdon te jete parajse per taksa...bej ca kerkime ne google per Kanadane ku une jetoj apo per Francen, Suedine apo per cdo tjeter vend europian ku duam te futemi.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille