“Të gjithë partnerëve, politikanëve dhe qytetarëve u dëshiroj Vit të Ri të qetë dhe të gëzuar. Ta formojmë të ardhmen së bashku për rininë tonë” shkruan Johannes Hahn në Tëitter.
Ndërsa Federica Mogherini thotë se 2018 nuk do të jetë i lehtë për rajonin, por mbështetja e BE nuk do të mungojë. “Ky nuk ishte një vit i lehtë për Ballkanin. Kam vizituar gjashtë kryeqytete të rajonit në një nga momentet më të vështira, në disa raste, koha e krizës së thellë politike”.
Rruga për reforma ka rifilluar (edhe pse ka ende shumë punë) dhe busulla e integrimit evropian po tregon rrugën. 2018 të jetë një vit vendimtar që kjo rrugë të forcohet dhe të bëhet e pakthyeshme” deklaron shefja e politikës së jashtme në BE. Bashkimi Europian ka investuar shumë që Shqipëria t’u afrohet standardeve të unionit, ndërsa në 6 mujorin e parë Tirana pret hapjen e negociatave.
dy.b/shqiptarja.com