Shqipëria bind me Kazakistanin! Kuqezinjtë fitojnë 3-1 në 'Air Albania'...sytë nga Bjellorusia

TIRANË- Shqipëria ka arritur të marrë 3 pikë shumë të rëndësishme në takimin e sotëm ndaj Kazakistanit të luajtur në 'Air Albania', ndeshje kjo e vlefshme për Ligën e Kombeve. Sokol Cikalleshi, Ardian Ismajlaj dhe Rey Manaj i dhanë Shqipërisë një fitore shumë të vlefshme. Kuqezinjtë e nisën shumë mbarë pjesën e parë të këtij takimi me Cikalleshin që shënoi gol kur kishin kaluar vetëm 16 minuta nga ndeshja.

Ardian Ismajli i zuri në befasi kazakët dhe shënoi golin e dytë brenda 7 minutave, edhe pse festa e kuqezinjve zgjati shumë pak. Kundërpërgjigja e miqve erdhi shumë shpejt, pas 120 sekondash. Mbrojtësi 24-vjeçar Aibol Abiken gjeti rrjetën nga mesfusha, duke ngushtuar diferencën. Pjesa e dytë shkoi mbarë për djemtë e Edi Rejës, të cilët arritën të gjenin golin e qetësisë dhe fitores nga pika e bardhë e penalltisë me anë të Rey Manaj.

Kështu, Shqipëria shkon në kuotën e 8 pikëve dhe në vendin e dytë në grupin 4 të Ligës C, pas Bjellorusisë. Kjo e fundit, arriti të siguronte një fitore me rezultatin 2-0 ndaj Lituanisë, rezultat ky i cili  i nevojitej edhe kombëtares sonë. Fatkeqësisht, kjo fitore nuk u arrit të festohej ashtu siç duhej për shkak se shkallët e stadiumit ishin të ulur tifozë të paktë si pasojë e COVID-19.

Tashmë "beteja e fundit" do të jetë përballja me Bjellorusinë, pas tri ditësh, ndeshje e cila do të luhet në 'Air Albania. Kuqezinjve iu duhet vetëm fitorja, për ta lënë pas Bjellorusinë e për të marrë kreun e grupit.

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:06
Reja: I lumtur për fitoren, nuk e di pse nuk luajmë bukur në këtë stadium! Fusha ka probleme

Trajneri Edi Reja ka mbetur shumë i kënaqur nga fitorja 3-1 përballë Kazakistanit, por shton se pritshmëritë e tij janë më të mëdha. Ai ka pasur disa rezerva sa i takon fushën në stadiumin 'Air Albania'.

 Sa i kënaqur me performancën? Ka qenë një pesëminutësh ku rrezikuan, u duk sikur po flinim. Pastaj bëmë 20 minuta të mira, por pësuam atë gol të çuditshëm që na bëri të vuajmë deri në fund të pjesës së parë se ishin të fortë fizikisht dhe në mesfushë nuk po i mbanin. Po bënin diferencë në goditje këndi dhe na krijuan vështirësi. Por, kishim raste me Uzunin, Hysaj dhe rezultati mund të ishte më i thellë, por kur fiton është mirë.

Por, nuk është se jam shumë i kënaqur dhe këtë e di se skuadra mund të bëj më mirë dhe ka potencial të madh. Por, nuk e di se çfarë ndodh në këtë stadium që nuk luajmë mirë, kemi bërë paraqitje të mira edhe në Elbasan. Ndërsa, në këtë stadium të bukur nuk luajmë bukur. Ndërsa, duhet të fitojmë me Bjellorusinë edhe nëse nuk luajmë bukur se pastaj kjo fitore shkon dëm. Stadiumi është i bukur, por fusha ka disa probleme”.

Te standartet dhe te penalltitë janë rolet e ndarë? Janë dy futbollistë, Memushaj për goditjet e dënimit dhe për penallti janë Manaj dhe Cikalleshi. Godet kush është më mirë”.

Pezullimi i Abrashit? Më vjen shumë keq se Abrashi se në mesfushë ndihet shumë, por shpresoj të rikuperojë Gjasulën që të jetë në kohën e duhur. Erdhi të premten dhe ka pasur disa problem, i kërkova të vinte medoemos. E bëri një pjesë loje, sigurisht ndaj Bjellorusisë do të na duhet shumë. Ikën Abrashi dhe rikthehet Laçi, këto kemi në dispozcion.

Ora 20:47
Fitorja me Kazakistanin/ Meta: Urime kuqezinjve për fitoren e merituar

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas fitores së kombëtares përballë Kazakistanit.

"Urime kuqezinjve për fitoren e merituar", shkruan Meta.

Ora 19:52
Përfundon ndeshja! Shqipëria merr një fitore të pastër në 'Air Albania'! Mund 3-1 Kazakistanin

Shqipëria merr një fitore të pastër në 'Air Albania'! Mund 3-1 Kazakistanin. Sokol Cikalleshi, Ardian Ismajlaj dhe Rei Manaj me penallti i dhanë fitoren kuqezinje në ndeshjen e vlefshme për Ligën e kombeve. 

Ora 19:28
Penallti për Shqipërinë/ Manaj shënon gol

Pjesa e dytë ka nisur shumë mirë për kuqezinjtë! Rei Manaj ka arritur të kthejë penalltinë e siguruar në një gol, duke i dhënë Shqipërinë qetësinë e nevojshme.

Ora 18:25
Shqipëria shënon golin e dytë në pjesën e parë, kazakët ngushtojnë diferencën

Shqipëria shënon golin e dytë në pjesën e parë. Goli i dytë i shënua nga Ardian Ismaili, megjithatë fitorja nuk zgjati shumë.  Kazakët ngushtojnë diferencën me një gol nga mesfusha. 

 

Ora 18:19
Shqipëria kalon në avantazh! Shënon Cikalleshi

Sokol Cikalleshi ka kaluar Shqipërinë në avantazh me një gol të shënuar në minutën e 16.  

Ora 16:47
Formacionet zyrtare/ Reja rikthen gardën e vjetër, në fushë me tre sulmues

Trajneri i Kombëtares Edy Reja ka zgjedhur të kthejë ‘gardën e vjetër’ për ndeshjen deçizive në Ligën e Kombeve kundër Kazakistanit që starton në orën 18:00.

Tekniku italian ka ndryshuar paksa në formacion, pasi nga 3-5-2 ka kaluar në 3-4-1-2 ku sigurisht në mungesë të Strakoshës do të jetë kapiteni Etrit Berisha. Në mbrojtje, ndryshe nga ndeshja me Kosovën do të luajnë Veseli, Ismajli dhe Berat Gjimshiti.

Nga krahët do të jenë Elseid Hysaj dhe Ledian Memushaj, ndërsa sulmi i përbërë nga Rei Manaj dhe Myrto Uzuni do të mbështet nga Sokol Cikalleshi.

E.M./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Leo: 16/11/2020 08:43

    Fusha e air albania ka qene me probleme qe ne fillim dhe ky eshte nje abuzim i rende me cilesine e punimeve. Dhe askush nuk e hap goje. Dhe pse te gjithe e shohin. Cudi e madhe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?