Shqipëria do të rikthehet në Madrid pjesë e panairit ndërkombëtar të turizmit. Kryeministri Edi Rama nëpërmjet rrjeteve sociale ka bërë të ditur se panairi do të zhvillohet në datat 21-25 janar.

Ky panair është një urë e madhe për turizmin vendas që fton të gjithë shtetasit e huaj për të vizituar Shqipërinë, për tu njohur me kulturën dhe traditat vendase.

“Shqipëria rikthehet në Madrid për të prezantuar emocionet, shijet dhe traditat tona unike, “Albania All Senses”

Nga 21–25 janar, në panairin ndërkombëtar të turizmit FITUR, vijojmë traditën e pjesëmarrjes sonë, duke prezantuar diversitetin e jashtëzakonshëm turistik që ofron vendi ynë dhe duke ftuar vizitorë nga Spanja dhe nga e gjithë bota të zbulojnë magjinë e Shqipërisë”, shkruan Rama.