Shqipëria s'lëshon detin, Tsipras
anulon vizitën për nesër në Tiranë

Shqipëria s'lëshon detin, Tsipras<br />anulon vizitën për nesër në Tiranë
TIRANË - Shqipëria nuk tërhiqet nga kërkesa për përcaktimin e zonave të shfrytëzimit të detit në pjesën kufitare me Greqinë.

A1 Report ka mësuar se vendi ynë i kërkon Greqisë të nënshkruajë marrëveshje të re për përcaktimin e Zonave Ekonomike Ekskluzive dhe që Greqia të dëshmojë vullnet për transparencë. Duket se ky problem ende i pazgjidhur mes dy vende ka bërë që edhe kryeministri grek Tsipras të bojkotojë samitin e SEECP që zhvillohet nesër në Tiranë.

Pas tre notave verbale dhe 1 note proteste të Shqipërisë ndaj Greqisë për shkak të mungesës së transparencës për hartat e disponuar për kufirin detar dhe kërkimet për naftë qeveria shqiptare nuk tërhiqet se kërkuari nga fqinji jone jugor qe te zbatoje konventat ndërkombëtare për shfrytëzimin e detit ne ujerat ndërkufitar.

Burime jo zyrtare bëjnë më dije se pala shqiptare kërkon që Greqia të mos nisë kërkimet për naftë pa u zgjidhur më parë statusi, por të ulet për bisedime për të përcaktuar zonat ekonomike ekskluzive dhe për shfrytëzimin e hidrokarbureve në Zonat e përbashkëta kufitare, detare.

Ndonëse prej ditësh mediat greke po e konsiderojnë Shqipërinë si destabilizuese në rajon duke i dhënë një tjetër portretizim në fakt Shqipëria ka 1 vit që kërkon nga Greqia informacion në lidhje me koordinatat e kërkimit në kufijtë e Sektorit Joni 5 ose ndryshe për bllokun e 4¬rt të kërkimeve.

Referuar burimeve konfidenciale, nga pala greke janë ofruar vetëm hartat e bllokut 3 kur në fakt tenderi nuk duhet të ishte i njëanshëm, por i përbashkët duke i vënë Shqipërisë në dispozicion çdo informacion për kërkimet në det. Vete Shqipëria nuk po bën aktualisht kërkime ndonëse, burimet thonë se ka pasur një projekt, por nëse do të behet do hidhet ne tenderim vetëm pjesa jonë jo zonat kufitare.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese rrëzoi në vitin 2010 marrëveshjen e nënshkruar për kufijtë detare mes Bashës dhe Bojakonis pasi cenonte kufijtë tonë detarë.


Pikërisht kjo mosmarrëveshje mes Greqisë dhe Shqipërisë ka bërë që zyrtaret e lartë të fqinjit tonë ta reflektojë këtë përmes bojkotimit të samitin e SEECP që zhvillohet të martën në Tiranë dhe ku do jenë krerët e shteteve të vendeve të rajonit. Burimet thonë se Tsipras nuk do të marrë pjesë në samit dhe Greqia ka vendosur te përfaqësohet me nivel zv.ministri. 


Ky është bojkoti i dytë i njëpasnjëshëm që Greqia i bën Shqipërisë, pasi edhe ministri i Jashtëm grek Nikos Katzias refuzoi të marrë pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të Evropës Juglindore që u mbajt në Tiranë më 22-23 Maj. Edhe këtë të hënë mediat greke kanë vijuar të shkruajnë për marrëdhëniet mes Tiranës zyrtare dhe Athinës, ku Kathimerini shkruan se ato janë në nivelin më të ulët. Sipas “Kathimerinit” zgjidhja e mosmarrëveshjeve për kufirin detar mund të arrihet përmes disa opsioneve, dhe madje gazeta nuk përjashton padinë në Gjyqin e Hagës.

Në Samitin e Presidentëve të vendeve të rajonit pritet të marrin pjesë Rumania, Moldavia, Mali i Zi, Kosova e Maqedonia, Bullgaria, ndërsa Serbia nuk ka konfirmuar se me kë do të përfaqësohet në këtë samit të rëndësishëm.

Po ashtu A1 Report mëson  se si do të jenë përfaqësimet e shteteve të tjera të Rajonit në këtë takim:
Rumania:  Nga kryeministri
Moldavia: Nga President
Mali i ZI: Nga zv.kryeministri
Kosova: Nga Presidenti
Maqedonia: Nga Ministri i Jashtem
Bullgaria: Nga Presidenti
Serbia: Ende nuk është dhënë konfirmimi

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dëshmitë/ Vlora nën ujë, banorët me lot në sy rrëfejnë përmbytjet për Report Tv: Uji si vullkan, na u shkatërrua gjithçka! S’iu përgjigjen thirrjeve për ndihmë

Dëshmitë/ Vlora nën ujë, banorët me lot në sy rrëfejnë përmbytjet për Report Tv: Uji si vullkan, na u shkatërrua gjithçka! S’iu përgjigjen thirrjeve për ndihmë