Shqipëria mund të ketë së shpejti një rrjet fluturimesh me hidroplanë që do të lidhë destinacionet turistike brenda vendit dhe me shtetet fqinje, si Greqia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.
Gjatë një fluturimi 20-minutësh nga Rinasi në Pogradec, ministri i Turizmit, Blendi Gonxhja, deklaroi se së shpejti hidroplanët mund të përdoren në funksion të turizmit.
Ai shoqërohej nga kreu i Aviacionit Civil, Maksim Et’hemaj, i cili tha se destinacione si Vlora, Pogradeci dhe Shkodra mund të lidhen me qytete të rajonit, si Janina, Korfuzi dhe Budva.
Megjithatë, projekti mbetet ende në fazën e përgatitjes. Për funksionimin e tij nevojiten infrastruktura bazë, si mole dhe pika të certifikuara uljeje e ngritjeje për hidroplanët.
"Nëse do të ishim praktikë dhe fleksibël, me mole të thjeshta dhe disa infrastruktura të certifikuara sipas standardeve, por jo shumë të kushtueshme, në bashkëpunim me bashkitë, kjo mund të bëhej realitet”, tha Maksim Et’hemaj.
Në fund të korrikut pritet të zhvillohet një fluturim demonstrues drejt Shkodrës, i cili do të shërbejë si test praktik për këtë model transporti.
"Do të ishte mirë që aty të mblidheshim me Enean, ministrin e Infrastrukturës, bashkitë e përfshira, për të nisur konkretizimin e këtij projekti”, tha Blendi Gonxhja.
Autoritetet dhe bashkitë e interesuara pritet të hartojnë një plan pune me masat teknike dhe rregullatore për zbatimin e projektit.
Komente




SHQIPERIA NUK KA ILACE per te semuret me kancer dhe semundje te tjera..MOR MOTHERFUCKER....
PërgjigjuLajm i shkelqyer per pjesen derrmuese te shqipetareve qe paguhen 4000 lek ne muaj, apo per pensioniste si im vella qe merr 1800 lek ne muaj. Erdhi koha ti shkulni me gjithe rrenje funderrinat si Blendi Gonxhe, kolopuçi i dikurshem qe mbante ne krahe Enver Hoxha gjate visites ne Gjirokaster, krahu i djathte i Edi Rames qe ne vitet 1992. Nje parti e "majte" qe ndjek nje politike libérale...eshte si nje virgjereshe qe sillet si lavire.
PërgjigjuNuk nxirni mend me daljen ne shesh te gjithe ketyre mileti? Ju kujtoni se dalin per sbpendet? Zogjte ishin sebepe per disa, por shumica per vaxhdimin e mashtrimeve.Jepni llogari ku jane projektet per Dronet qe slate emision TV pa llomotitur per transportin e Postes. Pikerisht ky voclaku hetemi. Po kush do i sjelli avionet, kush do ti mirembaje kush do ti pilotoje ku do e kene bazen etj etj gjera teknike kto mos flasim per infratrukturen. Nuk mbajtet dot AirAlbanian qe kishit Turkish mbeshtetes. Po dhe nese do behet si aktivitet ashtu sic bete per Aeroportin Super Nderkombetar te Gjirokastres heshtni heshtni se e kenaqet me deshtime spektakolare ne aviacionin civil .
Përgjigju