Shqipëria 12 vite në NATO, urojnë politikanë dhe partnerë të Shqipërisë! Ambasada e SHBA: Gjithnjë krah jush! Ruçi: Të gatshëm për negociatat me BE! Basha: Ne e bëmë realitet

Shqipëria 12 vite në NATO, urojnë politikanë dhe partnerë të Shqipërisë! Ambasada e SHBA: Gjithnjë krah jush! Ruçi: Të gatshëm për negociatat me BE! Basha: Ne e bëmë realitet

Shqipëria shënon 12 vjetorin e anëtarësimit zyrtar të saj në NATO.

Pas përfundimit të ratifikimit të protokollit të anëtarësimit nga të gjitha vendet anëtare dhe depozitimit të instrumentit të aderimit në NATO në Departamentin Amerikan të Shtetit, Shqipëria u anëtarësua zyrtarisht në NATO më 1 prill 2009.

Shqipëria mori për herë të parë pjesë si anëtare me të drejta të plota e Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior në samitin që u mbajt në Strasbourg/Kehl më 4 prill 2009, ndërkohë që më 7 prill 2009, në selinë e Aleancës në Bruksel, u zhvillua ceremonia zyrtare e ngritjes së flamujve të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO.

Para, por edhe pas anëtarësimit, Shqipëria ka ofruar kontributin e saj në operacionet ndërkombëtare të paqes të drejtuara nga NATO, por edhe nga Bashkimi Evropian (BE) dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB).

Shqipëria është bërë pjesë e dhjetëra operacioneve dhe misioneve ndërkombëtare në Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Mali, Detin Egje, Letoni, Irak dhe Afganistan, ndërsa gjatë 12 viteve si pjesë e Aleancës, Ushtria e Shqipërisë është përfshirë në një proces transformimi dhe modernizimi, që nga personeli dhe deri te pajisjet dhe mjetet ushtarake. 

Në periudhën 1992-1999, Shqipëria vazhdoi përpjekjet rreth procesit të aderimit, duke u përfshirë në iniciativa të ndryshme dhe nënshkrimin e disa dokumenteve që do t'i hapnin rrugën procesit të anëtarësimit të plotë.

Lidhur me këtë ditë të rëndësishme dhe kyçe për Shqipërinë kanë reaguar dhe përshëndetur shumë personazhe të politikës dhe jo shqiptare.

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka kujtuar 12-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, përmes një postimi në rrjetin e saj social Twitter.

Ajo shprehet krenare që SHBA ka një aleate si Shqipëria në NATO dhe se 2 vendet do të jenë gjithmonë së bashku.

Edhe ministrja e Jashtme Olta Xhaçka e ka kujtuar këtë ditë të rëndësishme, duke thënë se në këto vite ja kemi dalë të fitojmë besimin e aleatëve si partnerë të besueshëm dhe kontribuues seriozë në sigurinë kolektive të Aleancës.

Përmes publikimit të një videoje të punës së EOD-së, një strukture të Forcave të Armatosura, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka përshëndetur 12-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Nga lista e personave që kanë kujtuar këtë ditë nuk ka munguar edhe Kryedemokrati, Lulzim Basha.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:00
12 vjet në NATO, Basha: Atëherë askush nuk e besonte por ne e bëmë realitet, më votoni për të anëtarësuar Shqipërinë në BE

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka kujtuar 12-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, ai ka publikuar edhe një video përmes së cilës shfaqet kryedemokrati ndër vite në takimet e tij me zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian.

“Atëherë askush nuk e besonte, por ne e bëmë realitet. Ne shqiptarët e dimë kush jemi, e kemi treguar veten në ditë të vështira dhe kemi fituar. Misioni i ri: Bashkimi Evropian”, shkruhet në video

Ai ka gjetur rastin edhe të ftojë shqiptarët që në zgjedhjet parlamentare më 25 prill t’i bashkohen duke e votuar dhe për ta anëtarësuar Shqipërinë në BE.

Ora 11:17
Shqipëria 12 vite në NATO, Xhaçka: Me punë dhe përkushtim kemi fituar besimin e aleatëve! Sfida e radhës integrimi në BE, do ia dalim

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka kujtuar 12-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, duke thënë se në këto vite ja kemi dalë të fitojmë besimin e aleatëve si partnerë të besueshëm dhe kontribuues seriozë në sigurinë kolektive të Aleancës.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Xhaçka shkruan se sfida jonë tani është integrimi në BE, dhe se edhe kjo me punë dhe përkushtim do të fitohet, duke filluar nga mbajtja e Konferencës së Parë Ndërqeveritare brenda këtij viti.

 

 

Ora 10:38
12-vjetori i anëtarësimit në NATO, Kim: Krenare që SHBA ka një aleate si Shqipëria! Gjithmonë bashkë

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka kujtuar 12-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, përmes një postimi në rrjetin e saj social Twitter.

Ajo shprehet krenare që SHBA ka një aleate si Shqipëria në NATO dhe se 2 vendet do të jenë gjithmonë së bashku.

"Ju jeni me ne dhe ne jemi me ju. ", shkruan Kim në postim.

Lidhur me ditën e sotme ka reaguar edhe Ambasade e SHBA në Tiranë, duke thënë se Shqipëria mund të mbështet te SHBA dhe SHBA mund të gjej mbështetje në Shqipëri më shumë se kurrë

.

Ora 09:56
12-vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, Peleshi: Shqipëria ka zënë vendin e saj në këtë Aleancë si një partner i dobishëm dhe i besueshëm

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi në 12 vjetorin e anëtarësimi të Shqipërisë në NATO, e ka kujtuar këtë ditë përmes një videoje të punës së EOD-së, një strukture të Forcave të Armatosura, që e kanë nderuar vendin tonë në gjirin e NATOS-s me suksesin e saj.

Përmes një postimi në rrjetin tij social Facebook, ai shkruan se Shqipëria ka zënë vendin e saj në Aleancën e NATO-s, jo thjesht si një anëtar formal, por tashmë si një partner i dobishëm e i besueshëm.

 

Ora 08:48
12-vjetori i anëtarësimit zyrtar të Shqipërisë në NATO, Ruçi: Anëtare e NATO-s, gati për hapjen e negociatave me BE

1615987812_1615984926ruci.jpg

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka përshëndetur sot 12-vjetorin e anëtarësimit zyrtar të Shqipërisë në NATO.

“Sot është një datë historike në rrugëtimin euro-atlantik të Shqipërisë. Pas përfundimit të ratifikimit të protokollit të anëtarësimit nga të gjitha vendet anëtare dhe depozitimit të instrumentit të aderimit në NATO në Departamentin Amerikan të Shtetit, Shqipëria u anëtarësua zyrtarisht në NATO më 1 prill 2009. Shqipëria mori për herë të parë pjesë si anëtare me të drejta të plota e Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior në samitin e Strasbourg/Kehl, më 4 prill 2009. Më 7 prill 2009, në  në Bruksel, u zhvillua ceremonia zyrtare e ngritjes së flamurit të Shqipërisë në NATO. Anëtarësimi në NATO ishte kurorëzimi i arritjeve dhe kontributeve të Shqipërisë për sigurinë, stabilitetin dhe paqen. Gjatë këtyre 12 vjetëve Shqipëria është sprovuar si një anëtare e denjë e Aleancës dhe ka kontribuar në misionet e saj në ndihmë të paqes e sigurisë në disa rajone të planetit.

Shqipëria, me rrënjë, kulturë dhe aspirata euro-atlantike, arriti para 12 vjetësh në një nga stacionet perëndimore të saj, në atë të sigurisë dhe paqes. Sot jemi në portat e BE-së, stacionit të zhvillimit e mirëqenies, dhe të gatshëm për çeljen e negociatave. Me mbrritjen në këtë stacion, Shqipëria dhe shqiptarët i japim fund pozicionit asimetrik midis identitetit tonë europian,  pozicionit tonë euro-atlantik dhe të cilët po vijohen e plotësohen nga bashkimi me familjen europiane dhe kthimin e plotë në habitatin politik europian. Shqipëria në NATO dhe në portat e BE-së janë meritë e të gjithë shqiptarëve. Por sot është rasti të shprehim mirënjohjen për mbështetjen e fuqishme të partnerëve tanë strategjikë, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian për mbështetjen e fuqishme të rrugëtimit tonë euro-atlantik.”, shkruan në mesazhin e tij Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

/J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi në Report Tv/ Ja cili është vlerësimi i qytetarëve shqiptarë për punën e qeverisë Rama

Sondazhi në Report Tv/ Ja cili është vlerësimi i qytetarëve shqiptarë për punën e qeverisë Rama