‘Shqipëria turistike’/ Nepravishtë, fshati me tradita ‘magnet’ për të huajt! Turistët: Natyra perfekte

20 kilometra nga Gjirokastra ndodhet Nepravishta, fshati më i madh i Libohovës, ku gjenden disa monumente kulture si Kalaja e Melanit, Teqeja e Melanit dhe Kisha Paleokristiane e Manastareqit. Burimi i Nepravishtës ose i Vrizit është gjithashtu i njohur. Së fundmi po lulëzon dhe agro-turizmi.

Familja Shuti ka pak muaj që mirëpret turistë të huaj në shtëpizat prej druri të stilit alpin. Gjithçka që ofrohet këtu është prodhimi bio i fermës, ku rriten të imtat dhe gjedhet si dhe kultivohen perime të freskëta. Ferma mbahet nga Gëzim Shuti dhe djemtë e tij që kanë vendosur ta ndërtojnë të ardhmen në vendlindje. 

Promovimi në rrjet sociale ka bërë që në 4 muajt e fundit, ky destinacion të vizitohet nga turistë të huaj, që vijnë nga Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Greqia, etj.

“Është hera e parë që vij në Shqipëri dhe ajo çfarë shikoj më pëlqen dhe është fantastike. Erdha në këtë vend e shtyrë nga kureshtja për të parë sesi punon një fermë dhe si mund të ketë një biznes të tillë ferma dhe turizëm akomodues.

Hera e parë që vij në Shqipëri, natyra është perfekte, njerëzit bëjnë diferencën, janë shumë miqësor. Kam ardhur me gruan dhe vajzën të gjithë së bashku. Më pëlqen shumë ky vend është i mrekullueshëm, është gjithçka perfektë.

Ne punojmë në Greqi. Erdhëm për vizitë në Shqipëri të qëndrojmë dy ditë jemi shumë të impresionuar nga natyra, nga deti, malet, fushat. Është bukur gjithçka. Njerëzit janë shumë miqësorë kam impresion shumë pozitiv për Shqipërinë.

Nuk kam dëgjuar shumë për Shqipërinë. Është surprizë perfekte që jemi këtu. Kemi fjetur mbrëmë këtu, është një vend shumë i bukur, njerëzit janë kaq të mirë, na sollën mëngjesin. Natyra këtu është shumë e bukur, ferma është kaq fantastike dhe mikpritës janë kaq të dashur”, thonë turistët.     

Turistët që zgjedhin të vizitojnë Gjirokastrën këtë vere nuk duhet të humbasin as Nepravishtën, një destinacion i ri dhe mjaft premtues në jug të vendit.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi