Shqipëria U-19 mund Kosovën, vendos dopieta e Flavio Sulejmanit! Ahmataj debuton me fitore

Shqipëria U-19 mund Kosovën, vendos dopieta e Flavio Sulejmanit! Ahmataj debuton me fitore

Festa e Kombëtares

RROGOZHINË - Shqipëria U-19 triumfoi në ndeshjen e parë miqësore ndaj Kosovës U-19 me rezultatin 2-0. Kuqezinjtë dominuan takimin në stadiumin “Egnatia Arena” teksa protagonisti kryesor ishte sulmuesi Flavio Sulejmani i cili shënoi dy gola brenda tre minutave. Një ndeshje shumë e mirë e Shqipërisë U-19, ndërsa trajneri Julian Ahmataj debutoi me fitore në stolin kuqezi.

Shqipëria e nisi me këtë formacion titullar sfidën ndaj Kosovës U-19: Gabriel Guri (GK), Kleo Shpuza, Fabjan Perndreca, Antonis Dama, Adi Kurti, Jordi Jaku, Dean Vranici, Briajan Gjyla, Ron Hasani, Frederik Tosku, Flavio Sulejmani.

Ndeshja nisi shumë mirë për kuqezinjtë që shënuan gol që në minutën e 6-të të takimit. Sulmuesi i talentuar Flavio Sulejmani realizoi një gol shumë të bukur me një gjuajtje nga jashtë zone.

Sërish Flavio Sulejmani gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 9-të, këtë herë me kokë. Sulmuesi kuqezi shfrytëzoi harkimin nga goditja e këndit dhe e dërgoi topin në rrjetë. 2-0 për Shqipërinë U-19 dhe me këto shifra u mbyll pjesa e parë.

Në fraksionin e dytë kuqezinjtë administruan fitoren dhe rezultatin. Trajneri Julian Ahmataj kreu disa zëvendësime në fushë, duke u dhënë mundësinë thuajse të gjithë lojtarëve të tregojnë cilësitë e tyre.

Në fund sfida u mbyll me fitoren e Shqipërisë U-19 me rezultatin 2-0. Ndeshja e dytë miqësore ndaj Kosovës U-19 do të zhvillohet më datë 8 qershor në orën 10:00, po në stadiumin “Egnatia Arena”.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    EURO 2024/ Fillojnë ndeshjet e fundit, a mendoni se Shqipëria kalon grupin?



×

Lajmi i fundit

Sot një muaj pa bashkëshorten, Agron Llakaj: Përpëlitem në vuajtje pafund

Sot një muaj pa bashkëshorten, Agron Llakaj: Përpëlitem në vuajtje pafund