Shqipëria veto Shkupit, Rama:
S'ka NATO pa garantuar 'Ohrin'

Shqipëria veto Shkupit, Rama:<br />S'ka NATO pa garantuar 'Ohrin'
TIRANE - Shqipëria vendos veto Maqedonisë: Jo pjesë e NATO-s pa garantuar marrëveshjen e “Ohrit”. Deklarata e fortë u bë këtë mëngjes nga kryeministri Edi Rama gjatë ditës së dytë të samitit rajonal kundër terrorizmit ku marrin pjesë ministrat e Brendshëm të rajonit. Kryeministri Rama në fjalën e tij tha se ngjarjet e fundit të ndodhura në Kumanovë janë përdorur për të ngatërruar termin shqiptar me atë terrorist e për këtë arsye kjo është e papranueshme për shtetin shqiptar. Për këtë arsye sipas kryeministrit pavarësisht dëshirëssë mirë për anëtarësimin e Maqedonisë në strukturat e NATO-s kjo do të jetë e pamundur për sa kohë nuk garantohet respektimi i marrëveshjes së OhriT qe garanton lirite e komunitetit shqiptar qe jetojne ne vendin fiqnj.
 
Patjetër dhe Maqedoninë, për të cilën ne kemi mbajtur gjithmonë, një qëndrim të qartë dhe mbështetës, por ndaj të cilës kemi qenë gjithashtu të detyruar që edhe në Samitin e Uellsit të kërkojmë ashtu siç u vendos edhe në konkluzionet e Samitit, respektimin deri në fund të Marrëveshjes së Ohrit.

Do të ishte thjesht e pamundur që unë t’i shmangesha këtu, në këtë moment, dy fjalëve për Maqedoninë dhe për tragjedinë e Kumanovës, ku, fatkeqësisht, fjala terrorizëm dhe fjala shqiptar u bënë bashkë, në një përpjekje të rrezikshme për t’i dhënë terrorizmit një prapashtesë etnike dhe etnisë një parashtesë paragjykuese. Kjo është e papranueshme, jo vetëm për ne, por për vetë interesin e Maqedonisë. Autoritet maqedonase duhet ta kenë shumë të qartë që shqiptarët kanë qenë, janë dhe mbeten një faktor shtetformues, i patjetërsueshëm, i pazëvendësueshëm, i padiskutueshëm për integritetin e shtetit maqedonas.

Asgjë më e gabuar, asgjë më e rrezikshme nuk mund të na ndodhë të gjithëve ne, në këtë betejë të përbashkët kundër terrorizmit, sesa të përziejmë termin terrorist në trajtimin e çështjeve që nuk kanë të bëjnë me terrorizmin, por kanë të bëjnë me demokracinë dhe në trajtimin e fenomeneve që nuk janë kërcënime terroriste, por janë shprehje të problematikës së ngarkuar të degradimit të demokracisë. Dhe, përzierja e termit terrorist në trajtimin e tragjedisë së Kumanovës është e patolerueshme, siç do të jetë e patolerueshme për shtetin dhe për qeverinë shqiptare, vonesa dhe ende më keq, mungesa e transparencës edhe e drejtësisë. E drejtësisë, për terrorin dhe për dëmet që pësuan banorët e pafajshëm të Kumanovës.

Shqipëria, të gjithë ne duam një Maqedoni të qëndrueshme, por jo të pajetueshme; Një Maqedoni demokratike për të gjithë, që duhet të jetë pjesë e NATO-s, por që s’mund të bëjë pjesë në NATO, pa garantuar në frymë dhe në germë, vlerat dhe parimet që e bëjnë NATO-n jo një klub ushtarak, por një aleancë të popujve dhe të vendeve demokratike në mbrojtje të paqes dhe të të drejtës së çdo populli për të jetuar i lirë dhe për të qenë i mbrojtur nga kërcënimi i jashtëzakonshëm i terrorizmit. Që do të thotë po ashtu, se Maqedonia nuk mund të bëjë pjesë në NATO, pa garantuar në frymë dhe në germë, Marrëveshjen e Ohrit. Një Maqedoni ku liritë dhe të drejta e njeriut të përkojnë në frymë dhe në germë, me aspiratën e shpallur të Maqedonisë për të qenë pjesë e Bashkimit Europian dhe e NATO-s.
”, u shpreh Rama.

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve