Shqipëria 'zgjohet e ngrirë', temperatura deri në -15 gradë Celsius

Shqipëria 'zgjohet e ngrirë', temperatura deri në -15 gradë Celsius

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot të qëndrueshëm por shumë të ftohtë.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -15°C në -4°C, në zonat e ulëta nga -5ºC në 02°C dhe në zonat bregdetare nga 00°C në 04°C.

Era do të fryjë në drejtim Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 6 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin, por që herë pas here do të ketë dhe reshje bore. Temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore nga -11°C në -6°C dhe në zonat e ulëta nga -8°C në -3°C.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit në qytetet kryesore të vendit dhe Kosovës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë