Nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Rumani, Shqipëria zyra të reja aplikimi për pasaporta e ID karta në 6 shtete, 20 në mbarë botën

Nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Rumani, Shqipëria zyra të reja aplikimi për pasaporta e ID karta në 6 shtete, 20 në mbarë botën

Foto ilustruese

Shqipëria do të hapë zyra të reja aplikimi për pasaporta e ID karta në 6 shtete të tjera, duke e çuar në 20 numrin e zyrave të aplikimit në mbarë botën. Këto zyra do të hapen në Emiratet e Bashkuara Arabe (Abu Dabi); Kinë (Pekin); Kanada (Otava); Australi (Kanberra); Brazil (Brazilia); Rumani (Bukuresht).

Ministria e Brendshme, në bashkëpunim me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Koncesionarin e prodhimit të dokumenteve biometrike, do t’i hapë këto 6 zyra të reja duke zgjeruar ndjeshëm mbulimin gjeografik të vendeve ku mund të aplikohet.

“Në bazë të marrëveshjes së negociuar, fillimisht një zyrë aplikimi do të hapet në Ambasadën e Shqipërisë në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara.  Dy muaj pas hapjes së kësaj pike është parashikuar të hapen zyra aplikimi edhe në disa ambasada të tjera, përkatësisht në Kinë (Pekin); Kanada (Otava); Australi (Kanberra); Brazil (Brazilia) dhe Rumani (Bukuresht)”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Brendshme.

Aktualisht në ambasada e konsullata funksionojnë 14 zyra aplikimi për shtetasit shqiptarë, kryesisht në vendet e rajonit, të BE dhe SHBA.

“Tashmë me hapjen e zyrave të reja, do të rritet gjeografikisht rrezja e mbulimit të vendeve ku mund të aplikohet për dokumente biometrike, pa pasur nevojë që të ndërmerret një udhëtim për në Shqipëri. Ky vendim është marrë pas një komunikimi ndërinstitucional mes ministrive të Brendshme dhe të Jashtme, në bashkëpunim me koncesionarin, më qëllim lehtësimin e shërbimeve për shtetasit tanë jashtë vendit”, theksohet mes të tjerash në njoftim.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë