TIRANË - Fundjavën e shkuar në "Shtëpinë e Futbollit", Shqipëria e regbisë fitoi 57-0 kundër Greqisë. Ky duel miqësor ishte miratuar nga Federata Botërore e Regbisë, teksa shënon hapat e para të një sporti të ri në vendin tonë. Një sukses i merituar edhe falë pasionit të Xhino Drangut, presidentit të Federatës Shqiptare të Regbisë, që ka këmbëngulur që ky sport më shumë i mirënjohur në Britani të kishte vend edhe në Shqipëri.
"Shqipëria arrin një rezultat historik me Greqinë në Regbi. Mbrëmjen e 22 Nëntorit ekipi i Shqipërisë zhvilloi miqësoren zyrtare me Greqinë, aktivitet i miratuar nga Federata Botërore e Regbisë. Ekipi kuqezi e dominoi ketë ndeshje, duke e fituar me rezultatin e pastër 57-0. Ky është një rezultat historik dhe moment i rëndësishëm për zhvillimin e sportit të Regbisë në Shqipëri", shkruan KOKSH.
Sporti i regbisë është i ri në vendin tonë, por pasioni dhe dëshira po shpalosen që në hapat e para dhe gjithçka u tregua në ndeshjen e fituar kundër Greqisë.
Komente










