Shqipëri-Greqi, pikë të përbashkët policore në Kakavijë! Debati në Komisonin e Ligjeve, PD: S’kemi garanci se Athina s’na përdor të dhënat 

Për të parandaluar një sërë krimesh si kontrabanda, trafikimin e emigrantëve dhe lëndëve narkotike, Shqipëria dhe Greqia do të ngrenë një drejtori në Kakavijë me staf të përbashkët. Bëhet fjalë për një marrëveshje mes dy vendeve ku përmes shkëmbimit të informacioneve mes palëve do të krijohet reciprocitet në luftën kundër krimit.

Në komisionin e ligjeve, deputeti demokrat Bledion Nallbati ngriti pikëpyetje mbi garancinë e sigurisë për informacionin e shkëmbyer.

Bledjon Nallbati: më vjen mirë që ndërtohet një qendër e tillë për shkëmbim informacioni. Pyetje: Kur pala greke kishte interes pala shqiptare ishte e gatshme. A do të ketë reciprocitet? Dhe lidhur me mbrojtjen e të dhënave personale, na kanë dalë sheshit të gjitha informacionet e klasifikuara, mos na shkojnë përtej kufirit? A do ishte katastrofë nëse shkonin andej matane dhe i përdorin për interesat e tyre? Se s'kemi garanci as brendapërbrenda.

Mahila: Mos-reciprociteti është fakt dhe për të eliminuar atë është ngritur kjo qendra. Është vlerësuar në vazhdim[si marrëdhënia me strukturat e shtetit grek është edhe politikisht në nivel shumë të mirë.

Sipas raportit të dorëzuar në Kuvend, kostot financiare të pikës së përbashkët policore në Kakavijë do të ndahen në mënyrë të barabartë mes dy shteteve.

 

 

(Klikoni këtu për të lexuar marveshjet)

/AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë