Shqipëri-Itali marrëveshje për vajin e ullirit e verërat! Eksperienca italiane në rritjen e cilësisë, qëllim zgjerimi i eksporteve

Italia do të asistojë prodhuesit shqiptarë të vajit të ullirit dhe verës për të rritur cilësinë e produkteve, me qëllim për të shtuar prezencën e tyre në tregjet ndërkombëtare.

Mbështetja me dije dhe eksperiencë e Italisë do të realizohet në kuadër të memorandumit të bashkëpunimit të nënshkruar këtë të hënë në Tiranë mes Ministrit të Bujqësisë së Shqipërisë, Frida Krifca dhe homologut italian Frencesco Lollobrigida

Pasi hodhën firmën e tyre në marrëveshje, të dy ministrat nënvizuan se qëllimi i bashkëpunimit është krijimi një produkti konkurrues në rajon dhe më gjerë.

Për Krifcën kjo marrëveshje është një hap i rëndësishëm dhe zgjerimin e eksporteve drejt Italisë, teksa shtoi se në të ardhmen bashkëpunimi do të shtrihet edhe tek produktet detare. Për Lollobrigidan, falë kësaj marrëveshje mund të krijohen produkte italo-shqiptare.

Marrëveshja e firmosur të hënën është pjesë strategjisë së ministrisë së bujqësisë për të certifikimin dhe rritjen e vlerës së produkteve Made in Albania dhe rritjen eksportit të produkteve bujqësore. Sot eksportet e bujqësisë përbëjnë mbi 66% te volumit te sasisë se eksporteve dhe 43% të vlerës së eksporteve totale që Shqipëria realizon me më shumë se 82 destinacione në botë.

Shqipëria arriti që vitin e shkuar të eksportonte 500 milion dollarë produkte bujqësore, duke iu afruar objektivit madhor të eksportimit të 1 miliardë dollarëve në vitin 2025. Vizita e ministrit Italian në Tiranë vjen pas asaj të kryeministres Giorgia Melloni dhe premtimit të saj për zgjerimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik