Shqipëri-Maqedoni hedhin hapat e para për rrjetin e gazit, Albgaz nënshkruan memorandum me Mer JSC Skopje

Në pritje të fillimit të punimeve për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit 400 kV Elbasan-Manastir, Shqipëria dhe Maqedonia ndërmarrin hapat e para edhe për lidhjen e tyre me rrjet gazi.

Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri priti sot në një takim zyrtar Ministrin e Ekonomisë së Republikës së Maqedonisë Kreshnik Bekteshi.

Pas takimit, në prezencën e dy ministrave, drejtori i kompanisë shtetërore shqiptare të gazit Albgaz Arbër Avrami dhe ai i Agjencisë së Burimeve Energjetike të Maqedonisë Bajram Rexhepi nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për kordinimin e përpjekjeve në kuadër të projektit të interkonjeksionit të rrjeteve të gazit natyror mes dy vendeve.

Ministri Gjiknuri tha se dy vendet tanimë e kanë drejt fazave finale procesin e tenderimit për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit 400 kV dhe në këtë shembull duhet ecur edhe me gazin. 

Ky nënshkrim i sotëm mes dy kompanive tona të gazit, është jashtëzakonisht i nevojshëm. Ne kemi mundësi që me këtë projekt të përbashkët që sapo nisim dhe me këtë bashkëpunim të mund të aplikojmë edhe në Bashkimin Evropian për mbështetje financiare pasi është një axhendë që përputhet plotësisht qoftë me procesin e Berlinit apo axhendën e konektivitetit rajonal. Jam i bindur se lidhja me gazsjellës mes Shqipërisë dhe Maqedonisë do të jetë me shumë rëndësi për të dyja vendet. Do të jetë një projekt shumë fizibël sepse janë shumë afër, pra pika e daljes afër Bilishtit apo Korçës do të jetë shumë afër me kufirin e Maqedonisë, çka bën që projekti të ketë një kosto më të ulët por dhe përfitimet të jenë të mëdha.

Damian Gjiknuri 

Në vlerësimin e ministrit Bekteshi, Shqipëria dhe Maqedonia janë pjesë e Komunitetit të Energjisë nga ku rrjedhin edhe shumë obligime të cilat përmbushen vetëm përmes hapave konkrete.

Marrë parasysh edhe procesin e Berlinit, ne si dy vende fqinje integrohemi, lidhemi me njëri-tjetrin jo vetëm me lartpërçues siç e theksoi zoti Gjiknuri por njëkohësisht fillojmë hapat për ndërlidhjen edhe me gaz. Ndaj, dua të theksoj faktin se jemi më shumë se të interesuar që të thellojmë bashkëpunimin dhe dua tu dëshiroj të dyja kompanive respektive që sa më shpejt, grupet e punës të fillojnë të punojnë në mënyrë teknike që në një afat sa më të shkurtër këtë projekt ta kemi realitet midis dy vendeve.

Kreshnik Bekteshi

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja