Shqipja në Maqedoni,ish-ministri
Demiraj:Do ishim në BE, nëse...!

Shqipja në Maqedoni,ish-ministri<br />Demiraj:Do ishim në BE, nëse...!<br>
Ish-ministri i Brendshëm teknik, Dritan Demiraj, e ka cilësuar një hap të madh dhe të rëndësishëm të miratimit të gjuhës shqipe në Maqedoni. Ish-ministri shkruan në ‘Facebook’ se vendimi ishte i vonuar dhe erdhi jo si dëshirë e maqedonasve, por si pasojë e rritjes së fuqisë politike, ekonomike dhe diplomatike të shqiptarëve atje e jo vetëm.

Në reagimin e tij, Demiraj përcjell dhe një mesazh për politikën shqiptare, teksa shkruan se nëse të gjithë shqiptarët do të ishin të bashkuar dhe nëse do kishin një qeverisje të pakorruptuar, serioze e kombëtare, që do të mendonte për kombin dhe popullin, niveli i jetesës së tyre dhe integrimi në BE do të ishin bërë me kohë.

“Te nderuar bashkekombas! Miratimi ne FYROM i gjuhes shqipe eshte nje hap i madh dhe i rendesishem, i cili padyshim qe eshte i vonuar por erdhi jo si deshire e maqedonasve, por vetem si pasoje e rritjes se fuqise politike, ekonomike dhe diplomatike te Shqiptareve atje dhe jo vetem.

Nese te gjithe shqiptaret do te ishin te bashkuar kudo ku jetojne dhe nese do kishin qeverisje me kombetare, te pakorruptuar dhe serioze qe do te mendonte se pari per Kombin dhe popullin e tyre, atehere dhe niveli i jeteses se tyre dhe integrimi ne BE do ishte bere me kohe. Suksese vellezerve ne FYROM dhe se shpejti per here te pare dhe me nje President Shqiptar. DD.”, shkruan Demiraj. 

demiraj
(Postimi i ish-ministrit Dritan Demiraj)

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë