Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi në një intervistë për Report Tv pas votimit të ligjit për gjuhën shqipe deklaroi se tashmë gjithçka mund të cilësohet e mbyllur dhe se vendimin nuk mund ta kthejë pas as opozita dhe as protestat që po zhvillohen në Shkup. Xhaferi komentoi edhe situatën e tensionuar dhe incidentin me ish-kryeministrin Gruekvsi ku theksoi se situata ka qenë në kontroll.
/Shqiptarja.com
“Kishte një situatë ku verbalisht iu mësy tavolinës së punë sime, por çështjet ishin në kontroll dhe nuk morën tatëpjetën sikur ka ndodhur më parë. Votimi i sotëm është konform ligjit, kaloi me shumicë. VRMNO-DPMNE mund të shfaqë kontestimet sipas ligjit. Protesta? Gjithsesi nuk kryejnë punë protestat, pasi ligji është verifikuar dhe të gjitha procedurat janë kompetencë e Kushtetueses’ deklaroi ai.
Ligji për gjuhën shqipe u miratua ditën e sotme në Maqedoni me 64 vota pro, opozita nuk mori pjesë në votim, ndërsa u shënua edhe një incident, pasi ish-kryeministri Gruevski u përplas me kryetarin e Kuvendit, Xhaferi.
d.b/shqiptarja.com











