Shqipja prej dy ditësh gjuhë zyrtare, Talat Xhaferi drejton Kuvendin në gjuhën maqedonase (VIDEO)

Shqipja prej dy ditësh gjuhë zyrtare, Talat Xhaferi drejton Kuvendin në gjuhën maqedonase (VIDEO)

Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit të Maqedonisë

Me dorën e vetë e dekretoi ligjin për përdorimin e shqipes (Lexo këtu), por Talat Xhaferi sot seancën e drejtoi në gjuhën maqedonase. Kur pritej që seanca parlamentare të zhvillohej edhe në gjuhën shqipe, siç edhe e parashikon ligji, kryeparlamentari Talat Xhaferi nuk e ka bërë një gjë të tillë, por ka vijuar me zhvillimin e saj në gjuhën maqedonase.

Megjithatë, përfaqësues të LSDM-së thonë se Ligji për përdorimin e gjuhëve është në pajtim me kushtetutën dhe se do të kontribuojë pozitivisht për shoqërinë. “Sigurisht se Ligji për përdorimin e gjuhëve është në pajtim me Kushtetutën. Gjithashtu e rëndësishme është se ne me të vërtetë e realizojmë konceptin, në të cilin ne si Lidhja Social Demokratike besojmë fort, e ky është koncepti – Një shoqëri për të gjithë. I vendosim fund nacionalizmit dhe më të fund përkushtohemi për sigurimin e një të ardhmeje më të mirë dhe më të sigurt për të gjithë qytetarët e RM-së, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre fetare apo nacionale", tha Kostadin Kostadinov-LSDM.

VMRO-DPMNE mbetet me të njëjtin qëndrim. Nga atje thonë se mënyra se si është sjell ligji, është anti kushtetuese. “Domethënë ka dallim të madh mes asaj të jeni kundër gjuhës së dikujt dhe të jeni kundër një procedure kriminale, antikushtetuese dhe joligjore. Pikërisht ne, VMRO-DPMNE-ja, insistoi për këtë bashkërisht, ashtu siç ka disa politikanë që thonë – në një proces të kohezionit të ulet dhe të gjendet një zgjidhje cilësore edhe atë bashkërisht, përmes një procedure e cila do të jetë e pranueshme për të gjithë”, u shpreh Igor Janushev – VMRO-DPMNE.

Ligj i për gjuhët parasheh përdorimin e plotë të gjuhës shqipe, në Qeveri, Kuvend, organet e pushtetit gjyqësor, administratën publike si dhe ndërmarrje e institucione tjera. Mbishkrimet në nivel qendror do të jenë në dy gjuhë. Gjithashtu me këtë ligj parashihet që uniformat e policisë, të zjarrfikësve dhe të punonjësve shëndetësorë të jenë edhe në gjuhën shqipe në Shkup dhe komunat, ku mbi 20 përqind e popullatës janë shqiptare. Për zbatimin e ligjit për gjuhët do të jenë përgjegjëse Agjencia për Zbatimin e Gjuhëve dhe Inspektoriati për Përdorimin e Gjuhëve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar