'Shqiponja e Zezë'/ Operacioni që çoi pas hekurave 17 shqiptarë në Itali, trafikuan 200 kg kokainë nga Holanda

'Shqiponja e Zezë'/ Operacioni që çoi pas hekurave 17 shqiptarë në Itali, trafikuan 200 kg kokainë nga Holanda

ITALI- Shtatëmbëdhjetë persona, pjesë e një bande shqiptare janë arrestuar në saj të një operacioni të zhvilluar nga policia italiane në Romë. Operacioni në fjalë ishte i koduar "Shqiponja e Zezë" dhe gjatë finalizimit përveç të arrestuarve janë sekuestruar edhe 200 kilogramë kokainë si dhe disa armë zjarri.

Së fundmi policia ka kryer 9 urdhër arreste ndërsa në total gjatë të gjithë kohës që është organizuar operacioni janë arrestuar edhe 8 personat e tjerë.

Banda shqiptare, dyshohet se shpërndante lëndën narkotike në sheshet kryesore të Romës. Kokaina mbërrinte nga Hollanda dhe shitej në Romë: bazat e forta të tregëtimit ishin në San Basilio dhe Tor Bella Monaca. Ndërkohë ermat e shqiptarëve të arrestuar nuk janë bërë ende të ditur.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja