'Shqiponjat' arrestojnë 28-vjeçarin, transportonte 12 emigrantë të paligjshëm kundrejt shumës 150 €

'Shqiponjat' arrestojnë 28-vjeçarin, transportonte 12 emigrantë të paligjshëm kundrejt shumës 150 €

Pamje nga emigrantët

TIRANË-'Shqiponjat' kanë arrestuar një 28-vjeçar ditën e sotme tek "Mbikalimi i Rinasit" duke transportuar 12 emigrantë të paligjshëm, kundrejt shumës 150 euro. Të arrestuarit me iniciale R. B.,me  banim në Tiranë në mjetin me të cilin po udhëtonte iu gjetën një sasi lënde narkotike dhe 1 celular.

Ai po shkonte në drejtim të Kukësit, pasi iu kishte premtuar kalimin emigrantëve të paligjshëm drejt vendeve të BE-së. Për operacionin "Destinacioni", materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi III 'Piepoli& Report Tv': Rama ‘konfirmon’ epërsinë, merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë! Lapaj i treti, Shehaj pas tij

Sondazhi III 'Piepoli& Report Tv': Rama ‘konfirmon’ epërsinë, merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë! Lapaj i treti, Shehaj pas tij