PODGORICE- Në një intervistë për gazetën malazeze “DAN” përfaqësuesit e partive shqiptare përkrahin iniciativën e Berishës për nënshtetësi.
Dy krerët e forcave kryesore të shqiptarëve ne shtetin fqinj të Malit të Zi, nënkryetari i Forcës Genci Nimanbegu dhe kryetari i UDSH-së Mehmet Zenka konsiderojnë se iniciativa e kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha, për marrjen e nënshtetësisë shqiptare, është një iniciativë pozitive.
Në intervistën për të përditshmen “DAN” Genci Nimanbegu dhe Mehmet Zenka deklaruan se shqiptarët në Mal të Zi duhet ta kenë nënshtetësinë e Shqipërisë, por të mos u merret ajo malazeze. Nimanbegu tha se me kënaqësi do ta merrte shtetësinë e Shqipërisë dhe konsideron se iniciativa e kryeministrit të Shqipërisë është pozitive.
Ndërsa Zenka pajtohet me mendimin e Nimanbegut se iniciativa e Berishës është pozitive. Ai tha se ky është ndër vendimet më të rëndësishme që është miratuar gjatë 20 viteve të fundit për shqiptarët në rajon, dhe se shqiptarëve në Mal të Zi duhet t’u mundësohet dyshtetësia. Edhe deputeti i partisë qytetare, Mali i Zi Pozitiv Dritan Abazoviq për gazetën Dan deklaroi se do të përkrahte iniciativën duke thënë se njeriu duhet të ketë mundësi që të zgjedhë më shumë se një nënshtetësi. Megjithatë shtoi se iniciativa e Kryeministrit të Shqipërisë sipas gjitha gjasave është vetëm një marketing politik për zgjedhjet e ardhshme.Ndërkohë mendim të kundërt kishte deputeti i DPS-it Luigj Shkrela i cili sqaroi se nuk do të pranonte asnjë nënshtetësi tjetër përvec asaj malazeze. Ligji aktual në Mal të Zi ndalon dyshtetësinë, në rast të marrjes së shtetësie të ndonjë shteti tjetër, do të nënkuptonte humbjen e nënshtetësisë malazeze.
Shkrimi origjinal
(Redaksia online)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com