Shqiptarët e Mitrovicës për herë
të parë pas 17 vitesh falin namazin 

Shqiptarët e Mitrovicës për herë<br />të parë pas 17 vitesh falin namazin 
Shqiptarët e veriut të Kosovës, 17 vjet pas luftës, për herë të parë kanë falur namazin e Bajramit të madh në Sheshin ‘Adem Jashari’ në ‘Lagjen e boshnjakëve’ në veri të Mitrovicës. 

Pas shkatërrimit të xhamisë së Ibrit gjatë luftës nga eksremistët serbë, e cila ndodhej në veri të këtij qyteti, ky ka qenë rituali i parë që është mbajtur në këtë pjesë. 

Kjo ceremoni falje është zhvilluar nga 200 besimtarë myslimanë në masa të shtuara të sigurisë ku përveç pjesëtarëve të policisë të stacionit të veriut, ka pasur edhe pjesëtarë të KFOR-it, si dhe karabinierë italianë. 

Qytetarë të cilët falën namazin në ambient të hapur, u shprehën tejet të lumtur që pas 17 vitesh sërish po dëgjohet ezani në këtë pjesë të Mitrovicës.

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid

Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid