Shqiptarët e Preshevës: Topi e
Jahjaga të marrin shembull Tadiç

Shqiptarët e Preshevës: Topi e <br />Jahjaga të marrin shembull Tadiç
PRESHEVE- Intelektualët shqiptarë të Luginës së Preshevës i kërkojnë presidentit të Shqipërisë, presidentes së Kosovës dhe dy kryeministrave të vizitojnë komunat Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

"Meqë presidenti Tadiç dhe zyrtarët e tjerë serb hyjnë e dalin në Kosovë për një grusht bashkëvendas të tyre, presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, kryeministri Sali Berisha apo kryeministri Hashim Thaçi të marrin përgjegjësinë dhe shembullin duke bërë përpjekje diplomatike që të vijnë një ditë të vizitojnë tre komunat e anashkaluara shqiptare nën Serbi, të vizitojnë monumentet kulturo - historike shqiptare si Molla e Kuqe, Masurica dhe lokalitete tjera, etj", kanë bërë të ditur intelektualët shqiptarë

Shqiptarët e Preshevës ftojnë krerët e lartë të shtetit shqiptar dhe atë të Kosovës të vizitojnë Preshevën më 1 dhe 2 mars të 2012, kur shënohet dhe 20 vjetori i referendumit për bashkimit me Kosovën dhe 11 vjetori i Marrëveshjes Paqësore të Konçulit, që parandaloi konfliktin e armatosur të UCPMB-së, ( Ushtria Çlirimtare e Medvegjë,Preshevë dhe Bujanoc)  me forcat shtetërore serbe.

Më 1 e 2 mars 1992 në Medvegjë,Preshevë dhe Bujanoc u mbajt referendumi për autonomi teritoriale me mundësi bashkim me Kosovën.

Intelektualët shqiptarë të Luginës apelojnë që institucionet shqiptare në Tiranë, por sidomos në Prishtinë të ngrejnë zërin për të shënuar dhe rikujtuar dëbimin dhe gjenocidin masiv të ushtruar ndaj shqiptarëve duke i dëbuar nga vendbanimet shqiptare në Serbinë Qendrore.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Ushtria Izraelite godet objektivat e Hezbollahut në të gjithë Liban! E akuzon se fshihet pas sulmit me raketë në Lartësitë e Golanit 

Lufta/ Ushtria Izraelite godet objektivat e Hezbollahut në të gjithë Liban! E akuzon se fshihet pas sulmit me raketë në Lartësitë e Golanit