TRIESTE- 1727 shqiptarët që jetojnë në Trieste, tani do të kenë mundësinë të mësojnë gjuhën shqipe përmes një kursi të mësimit të saj të ngritur nga “Shoqëria e nënës shqiptare”.
Në Janar të këtij viti me përkrahjen e Drejtorisë së Arsimit të Komunës së Triestes u bë e mundur hapja e kursit të gjuhës shqipe në një nga ambientet e shkollës komunale për fëmijët shqiptarë të Triestes.
“Duke ndjekur nga afër interesimin e familjeve shqiptare dhe shqetësimin e ligjshëm të tyre lidhur me ruajtjen e gjuhës shqipe ‘Shoqëria e nënës shqiptare’ në Trieste hartoi projektin e hapjes së një kursi të gjuhës shqipe për fëmijët shqiptarë”, thuhet në një njoftim të “Shoqërisë së nënës shqiptare”.
“Falenderojmë komunën e triestes për sensibilitetin dhe interesin që tregoi ndaj kërkesës së nënave shqiptare për hapjen e këtij kursi që fëmijët tanë, jo vetëm ta ruajnë gjuhën e nënës por dhe të mësojnë ta shkruajnë e ta flasin bukur atë”, thuhet në njoftim.
Projekti i prezantuar nga shoqëria ofron për fëmijët shqiptarë edhe shërbimin e përforcimit të gjuhës italiane, duke ndihmuar fëmijët në bërjen e detyrave në gjuhën italiane.
Programi i gjuhës shqipe është bazuar dhe zhvillohet sipas udhëzimeve të Ministrisë së Diasporës për gjuhën shqipe dhe është në pritje të abetareve të para për fëmijët.
Si mësuese është një prej nënave të kësaj shoqërie, diplomuar në U.T Tiranës, e cila ka edhe diplomë universitare nga U.T Triestes.
Ajo ka 11 vjet eksperiencë pune si mësuese në shkollën shqiptare dhe së bashku me një grup prindërish e nënash shqiptare, pjesa më e madhe e të cilëve është me origjinë kosovare, ka pesë vjet që ndjek realizimin e këtij projekti.
“Shoqëria e nënave shqiptare” ka paraqitur dhe projektin e kursit të italishtes për nënat shqiptare, “si një element i rëndësishëm për komunikimin mësues -nxënës dhe ndjekjen sa më të mirë të edukimit dhe mbarëvajtjes së fëmijëve të tyre në ambientin shkollor vendas.”
Në Trieste jetojnë 1727 shqiptarë nga të cilët 921 vijnë nga Shqipëria dhe 808 vijnë nga Kosova.
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com