TIRANË - Presidenti i Republikës, Bujar Nishani pritet të zhvillojë nesër një takim me Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, Drejtorin e SHISH-it, Visho Ajazi, si dhe me Prokurorin e Krimeve të Rënda.
Ky lajm është bërë i ditur nga Presidenca. Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, Presidenca njofton se takimi do të zhvillohet nesër në orën 11:00 të paradites, dhe qëllimi i takimit është informimi mbi goditjen e veprimtarisë së grupeve radikale, për dërgimin e qytetarëve shqiptare në luftën e Sirisë.
Kohët e fundit është shtuar së tepërmi fenomeni i dërgimit të shqiptarëve në Siri. Denoncime të një pas njëshme janë bërë ditët e fundit nga familjarë të ndryshëm, të cilët akuzojnë imamin e vetëshpallur të Unazës së Re, Genci Balla, se ka mashtruar fëmijët e tyre, për t’i dërguar në Siri, për qëllime të cilat mbeten ende të pazbuluara.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com