Ku vendos këmbën Mishel Platini ka shqiptarë që protestojnë kundër vendimit të UEFA-s për dënimin e Shqipërisë pas incidenteve në Beograd.

Protestat e shumta Zvicër janë pasur me një tjetër në Finlandë, teksa në Helsinki kishte mbërritur për të ndarë çmimet e më të mirëve të edicionit kreu i qeverisë së futbollit evropian.

Më shumë se 300 persona me origjinë nga Shqipëria të grumbulluar dhe me pankarta protestuan për më shumë se një orë përpara godinës ku po zhvillohej aktiviteti në Helsinki.
Emigrantët shqiptarë në Finlandë kërkuan drejtësi përmes thirrjeve dhe pankartave “Duam drejtësi”, “UEFA = MAFIA”, “Poshtë UEFA”, “UEFA = Korrupsion”, “Serbi – Shqipëri 0-3”, “UEFA =Racizëm” dhe shumë të tjera, teksa nuk kanë munduar edhe thirrjet përmes altoparlantit për francezin, Platini, i cili nga një futbollist i dashur për të gjithë shqiptarët është kthyer në më të urryerin pas vendimit nga institucioni që ai drejton për atë që ndodhi në Serbi. Në protestë është lëshuar edhe një dron i ngjashëm me atë të Beogradit duke i konfirmuar Platinit.

Por shqiptarët nuk u mjaftuan me kaq, por përmes thirrjeve i premtuan se nuk do ta lënë të qetë për asnjë moment me protestat në cdo vend që të shkojë dhe në cdo moment.

Protesta në Helsinki është mbyllur në mënyrë paqësore dhe pa asnjë incident. Më datë 2 Nëntor është premtuar një tjetër protestë e madhe para selisë së UEFA-s në Nion nga Tifozët Kuqezi.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com