NION - Pas protestave në Tiranë dhe Prishtinë, rreth 300 shqiptarë kanë protestuar sot edhe para selisë qëndrore të UEFA-s në Nion të Zvicrës. Qytetarë shqiptarë që jetojnë në Zvicër por edhe në shtete të tjera europiane janë mbledhur para selisë së qeverisë europiane të futbollit për të protestuar kundër vendimit të djeshëm të Komisionit të Disiplinës që i dha fitoren në tavolinë Serbisë.
Protesta ka qënë qytetare dhe e qetë ndërsa nuk kanë munguar thirrjet dhe parrullat kundër racizmit në futboll dhe pro të drejtave të Kombëtares shqiptare.
"Kjo është një protestë paqësore, ku ne kemi kërkuar të shprehim zemërimin tonë kundër UEFA-s, e cili nuk ka marrë parasysh veprimet që bota ka parë në televizion." shprehen protestuesit
Protesta zgjati rreth një, ku sipas organizatorëve, është vënë në dijeni edhe policia, ndërsa nuk raportohen probleme.

(Në foto: Protesta e Shqiptarve në Zvicer) Foto të tjera
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO