Kinemaja, apo ekrani i madh siç njihet në të gjithë botën, ka joshur për vite njerëzit, të cilët nën efektin e marketimit të mirë të gjigantëve të prodhimit të filmave, kanë shkuar të ndjekin historinë dhe jetuar eksperiencën. Por Shqipëria duket ende paksa mbrapa krahasuar me fqinjët e saj ballkanas në frekuentimin e kinemave, ndonëse çmimi mesatar i biletave nuk konsiderohet i lartë, por i listuar i treti në rajon për shtrenjtësi, sipas agjencisë Numbeo.
Menaxheri i Kinema Millennium, Altin Elezaj, tregon se nga viti në vit, ka pasur një rënie të numrit të frekuentuesve, përjashtuar ata klientë besnikë, si pasojë e dy faktorëve kryesorë: shtimit të numrit të kinemave të tjera në Tiranë dhe konkurrencës së pandershme tëwebsite online, të cilat i nxjerrin filmat e fundit, në kohë rekord, edhe të përkthyer.
Ndërsa vështirësisë në treg, administratori i rrjetit të kinemave Imperial ia atribuon edhe mosmbështetjes nga shteti, për të pasur një lehtësim taksash dhe subvencionim për këtë lloj biznesi, siç ndodh jashtëdhe niveli i klientëve nga viti i shkuar ka pasur një rritje thuajse të papërfillshme sipas tij, prej 5%. Sa i përket sezonit më të pëlqyer nga shqiptarët, vera vijon në trendet e tre viteve më parë, për shikueshmëri më të ulët.
Dimri, sidomos fundviti, mbetet më i frekuentuar, ku sipas aktorëve të tregut, edhe filmat janë shumë të mirë. Shqiptarët shpenzojnë vetëm rreth 800850 mijë euro në vit për kinema Të ardhurat nga shitjet e biletave të tre operatorëve kryesorë në vend, Imperial, Millenium dhe Cineplexx ishin rreth 110 milionë lekë në 2013n, apo rreth 800 mijë euro, ndërsa të ardhurat në total, përfshirë dhe nga reklamat arritën në 145 milionë lekë, me një rritje minimale prej 3% në raport me një vit më parë. Të dhënat janë marrë nga bilancet e kompanive.
Operatorët e tregut pohojnë se dhe 2014a ka qenë e dobët, duke e çuar tregun maksimumi në rreth 850 mijë euro. Nga përpunimi i të dhënave, sipas të ardhurave të kompanive nga shitjet e biletave, rezulton se shpenzimi për frymë për bileta kinemaje në një vit në Shqipëri është rreth 0.5 euro, shumë më i ulët se shtetet e tjera.
Në Britani psh, sipas të dhënave të statista.com, shpenzimi mesatar për frymë për kinema është 17 paund, apo rreth 23 euro. Sipas të dhënave të Eurostat, banorët e BEsë mesatarisht shkojnë në kinema 2.4 herë në vit, përkundrejt 5.4 herë që shkojnë banorët e SHBAve.
Popullsia e BEsë shpenzon mesatarisht 13.7 euro në vit për bileta kinemaje, ndërsa mesatarja e shpenzimeve në SHBA është tre herë më e lartë, rreth 33.8 euro. Krahas frekuentimit të ulët të kinemave nga shqiptarët, që pranohet dhe nga vetë aktorët e tregut, çmimet shumë të ulëta të biletave tek ne janë një tjetër faktor që ndikojnë në diferencën e lartë të shpenzimeve për frymë.
Shpenzime për frymë për bileta kinemaje në vit
SHBA 33.8 euro
Britania e Madhe 23 euro
BE 13.7
Shqipëria 0.5

Marrë nga Monitor
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com