Britania e Madhe ka propozuar një plan me 10 pika për t’i dhënë fund ‘Hotel Britanisë’. Plani është propozuar nga ministri britanik i emigracionit Robert Jenrick dhe pritet të shqyrtohet nga qeveria për të ndalur krizën e emigrantëve të paligjshëm në vend
Jenrick tha për “The Telegraph” se taksapaguesve britanikë u duhet të paguajnë deri në 6 milionë paund në ditë vetëm për të strehuar këta emigrantë, të cilët shpesh dërgohen në hotele luksoze me dhoma që i kalojnë 200 paund vetëm sepse numri i ardhjeve është i lartë dhe nuk mund të përballohet nga kampet e strehimit.
Pjesë e këtij plani sipas ministrit të emigracionit pritet të jenë edhe shqiptarët. Sipas tij, atyre mund t’i hiqet tërësisht e drejta e aplikimit për azil duke u trajtuar kështu si qytetarë të vendeve të BE-së, pasi Shqipëria konsiderohet një vend i sigurt, jo një vend i prekur nga lufta apo konflikti.
Nga ana tjetër, pjesë e planit do të jetë edhe një ndryshim i ligjit të ‘skllavërisë moderne’ të cilin sipas sekretares së brendshme britanike Suella Braverman, shqiptarët kanë nisur ta abuzojnë duke deklaruar se janë viktima të trafikimit që sillen në Angli jashtë dëshirës së tyre. Edhe pse nuk u dha asnjë detaj tjetër, mbetet për t’u parë nëse shqiptarët do të përfitojnë nga ky trajtim si qytetarët e tjerë të BE-së, për ta ardhur ligjërisht në Britani me anë të vizave të punës.
Rreth 41 mijë emigrantë të paligjshëm mbërrijnë çdo vit në Britani me anë të Kanalit La Mansh, 1/4 e të cilëve janë burra dhe djem shqiptarë.
B.K./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4415
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Angli/ Gafa e shqiptarit, aplikon për leje qëndrimi me patentë qipriote, dënohet me 4 muaj burg
27 Janar, 19:52
-
Skoci, furia e stuhisë Eowyn: Era përmbys kamionin në autostradë (VIDEO)
26 Janar, 16:35
-
Stuhia 'Eowyn' godet Britaninë e Madhe, banorët pa energji elektrike, anulohen 1 mijë fluturime
24 Janar, 15:25
-
Dominojnë tregun e kanabisit, Britania fushatë ndërgjegjësimi për shqiptarët, avokati Naim Hasani: Iu premtohet parajsë, por përfundojnë në 'shtëpi bari'
23 Janar, 13:27
-
Çfarë po i ndalon shtetet anëtare të NATO-s të rrisin buxhetet për mbrojtje?
22 Janar, 08:55
-
Home Office fushatë për dekurajimin e shqiptarëve që synojnë Britaninë: Do përdoreni si skllevër nga bandat e krimit nëse vini këtu, mund t'iu kushtojë gjithçka
21 Janar, 21:56
-
Shqiptari që ka ‘tërbuar’ Anglinë! ‘Daily Mail’: Jeta e të dënuarit për trafik njerëzish, që i kalon ditët duke luajtur golf dhe kryen më shumë krime
19 Janar, 22:58
-
Angli/ Trafikanti i shqiptarëve me kamion, publikon foto duke luajtur golf në Londër! 41- vjeçari rezulton i dënuar në Belgjikë
19 Janar, 11:39
-
E përditshmja britanike 'Manchester Evening News': Shqipëria ndër destinacionet kryesore për pushime në 2025
16 Janar, 20:25
-
U arrestua në Britani për ekstradim, Edison Muceku akuzohet si 'ushtari' i Tor Xhecukës! Lidhjet me Ervis Martinajn dhe krimi i 2020 në Bulqisë
12 Janar, 09:00
-
U ekstradua nga Turqia/ ‘The Sun’ krahason Dritan Rexhepin me El Chapon: ‘Mbreti i kokainës’ që vrau policë dhe ‘mbyti’ Britaninë me drogë
10 Janar, 18:55
-
VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)
9 Janar, 22:49
Duhet ripare kodi penal per keto shtesat pa leje. Ketu ne Angli, kur bashkia konstaton se ke shtuarr nje kat pa lejen e zyres se urbanistikes te bashkise, te urdheron ta shembesh dhe ta kthesh ne gjendjen ie mëparshme, pa te futur ne burg.
Përgjigju