SHKUP- Ish-kryetari i partisë së parë shqiptare në Maqedoni Partisë së Prosperitetit Demokratik Nevzat Halili dhe bashkëpunëtorët e tij, pas nënshkrimit të peticionit nga qytetarët e mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Shkup, sot ka shpallur Republikën e Ilirdës.

Halili  vendimin për shpalljen e republikës së Iliridës e ka  bazuar në  Kushtetutën e SHBA-ve, e cila në preambulën e saj thotë se çdo qenie njerëzore ka të drejtë të qeverisë me vetveten si dhe në qëndrimin e presidentit amerikan Vudrou Uillson se popujt kanë të drejtën e vetëvendosjes.

“Ky vendim i yni sot bazohet edhe në Kushtetutën e SHBA-ve, e cila në preambulën e saj thotë se çdo qenie njerëzore ka të drejtë të qeverisë me vetveten si dhe në qëndrimin e presidentit amerikan Vudrou Uillson se popujt kanë të drejtën e vetëvendosjes”, theksoi Halili, i cili është i njohur si kryetari i parë i partisë së parë pluraliste shqiptare në Maqedoni, PPD – Partia Për Prosperitet Demokratik, e cila nga pavarësimi i Maqedonisë, organizoi referendumin e shqiptarëve të Autonomi me emrin Republika e Iliridës me atë që Maqedonia të funksionojë si shtet i dy republikave të barabarta, ajo e Iliridës dhe ajo e Maqedonisë, sipas shembullit të ish-federatës Serbi dhe Mali i zi dhe federatës belge

Nevzat Halili  njëherësh ka kërkuar nga kryeministri Nikolla Gruevski që sipas shembullit të ish kryeministrit belg që dhe urdhër në vitin 1970 Belgjika të federalizohet edhe Gruevski ti japë urdhër parlamentit që të fillojë procedurën për federalizmin e Maqedonisë.

Ndryshe referendumi për Autonominë Politiko- Territoriale të Shqiptarëve në Maqedoni apo e njohur si Republika e  Iliridës u mbajt më 11 dhe 12 janar 1992 si kundërpërgjigje ndaj Referendumit për Maqedoninë së mëvetësuar, i cili u bojkotua atëkohë nga shqiptarët, për shkak të kushtetutës që ishte në disfavor dhe diskriminuese për shqiptarët.

Gruevski dënon ashpër deklaratën
Partia e kryeministrit Nikolla Gruevski  VMRO-DPMNE ka dënuar ashpër të ashtuquajturën deklaratë për shpalljen e Republikës së Iliridrës.

"Këto ngjarje të bëra nga politikanë të margjinalizuar janë një përpjekje e varfër për të dëmtuar promovimin e respektit reciprok dhe mirëkuptimit mes qytetarëve".

VMRO-DPMNE thekson se sovraniteti nuk është një gjë që ju mund ta ndryshojë kushdo. "Këta njerëz tregojnë papjekuri dhe papërgjegjshmëri në sjellje. Këto përpjekje për të nxitur individët përmes çrregullimit të besimit reciprok duhet dënuar të gjitha palët".

VMRO-DPMNE i bëri thirrje partive politike të mos abuzojnë këto ngjarje politikës ditore.Shapllja e të ashtuquajturës Republikë e Iliridës pritet të shkaktojë reagime të ashpra nga pala maqedonase.

Disa orë pas komunikimit të shpalljes, ka reaguar  edhe partia maqedonase ne opozite Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë, e cila e ka vlerësuar provokimin shpalljen e Republikës së Iliridës. 
LSDM në deklaratën e saj thotë se askush nuk ka të drejtë të cenojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Maqedonisë.

Sipas saj, pasojat e një hapi të tillë nga struktura të pandërgjegjshme rëndojnë mbi të gjithë qytetarët e Maqedonisë.

“Ngjarjet e tilla janë rezultat i politikave të qeverisjes aktuale për ndarjet dhe ngritjen e tensioneve ndëretnike, partizanin e institucioneve partiake, ngecje në proceset integruese, varfërimit të qytetarëve dhe mungesës së perspektivës”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.

republika e ilirides
republika e ilirides
republika e ilirides
 
Redaksia Online
(shqiptarja.com)