TIRANE- Kёshilli Kombёtar Shqiptaro-Amerikan kërkon nga Shqipëria dhe Kosova qё t`u kushtojnё mё shumё vёmendje pёrfaqёsive tё tyre diplomatike nё Uashington D.C.

Kërkesa është bërë nga Drejtori Ekzekutiv tё Kёshillit Kombёtar Shqiptaro-Amerikan, Avni Mustafa në takimin që pati me presidentin e Republikës Bujar Nishani.

"Zoti  Mustafa falenderoi Presidentin Nishani pёr fjalёt e mira dhe e siguroi se Kёshilli do tё vazhdojё me pёrkushtim dhe kёmbëngulje punёn e tij nё mbёshtetje tё çёshtjeve dhe interesave tё shqiptarёve nё rajon, ndёrsa kёrkoi nga Shqipёria dhe Kosova qё t`u kushtojnё mё shumё vёmendje pёrfaqёsive tё tyre diplomatike nё Uashington D.C. dhe organizatave qё punojnё pёr tё lobuar pranё Kongresit dhe Administratёs Amerikane pёr tё mbёshtetur shqiptarёt dhe zhvillimet demokratike nё Ballkanin Perёndimor.”- thuhet në njoftimin për shtyp të shpërndarë sot nga Presidenca.
 
Presidenti nёnvizoi gjithashtu se marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA-në janë shumë të rëndësishme, parësore, strategjike, duke shtuar, nё kёtё kontekst, se roli dhe aktiviteti i Këshillit Kombëtar Shqiptar Amerikan është i rëndësishëm në tërësinë dhe në rrjedhën pozitive të këtyre marrëdhënieve.
 
Gjatë këtij takimi Presidenti Bujar Nishani “theksoi rëndësinё për të pasur një diasporë të bashkuar rreth interesave kombëtare në mënyrë që proceset e integrimit të Shqipërisë, të Kosovës dhe të ndryshimit të imazhit të shqiptarëve në botë të avancohen cilësisht.“
 
GJithashtu presidenti ftoi edhe njё herё investitorët nga diaspora jonë që të vijnë në Shqipëri me investimet e tyre.

Presidenti Nishani ndodhet për një vizitë në SHBA me ftesë të një grup senatorësh dhe kongresmenësh për të marrë pjesë në Mëngjesin e Lutjes. Takimi me drejtorin Ekzekutiv tё Kёshillit Kombёtar Shqiptaro-Amerikan, Avni Mustafa ka qenë i pari në kuadër të vizitës së tij në SHBA.


Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)