Shqiptarët i  kthehen punës
Politika në zyrë pas 16 janarit

Shqiptarët i  kthehen punës<br />Politika në zyrë pas 16 janarit
TIRANË – Pas festës Tirana dhe bashkë me të të gjitha qytetet e Shqipërisë po i kthehen normalitetit. Data 1 dhe 2 janar kane qenë mundësi relaksi për shumicën e njerëzve, sidomos për ata që gjatë vitit nuk i japin vetes shumë hapësira pushimi, për shkak të profilit të punës apo biznesit të tyre. Kështu, ndërsa lëvizje sot herët në rrugët e Tiranës vije re që krahas lokaleve, tashmë qepenat i kanë ngritur edhe mjaft dyqane, biznese të vogla apo të mëdha. Jeta, në këtë 3 Janar po i kthehet normalitetit, ditës së zakonshme dhe rrugëtimi 365 ditor në një vit të ri.
Edhe rrugët e kryeqytetit që prej kësaj të marte nuk kanë më qetësinë e fillimvitit. Njerëzit që nxitojnë drejt vendeve të punës, shtetërore apo private kanë bërë që të kthehet qarkullimi normal, madje i ngarkuar në akse të veçanta rrugore.
Të vetmit që do të shijojnë edhe për pak ditë pushimin e festave janë fëmijët, për të cilët shkolla fillon mëngjesin e 5 Janarit. Deri atëherë shumë prej tyre vazhdojnë të këmbëngulin për dhurata dhe festime të tjera në këtë fillimviti 2012.


POLITIKA, NË PUNË PAS 16 JANARIT
Pushimet ne skenën politike pritet te zgjasin deri ne 16 janar, date e cila sipas nenit 74 te kushtetutës shënon fillimin e sesionit te ri parlamentar. Ky sesion i ri padyshim do te dominohet nga dy sfida: zgjedhja e presidentit dhe realizimi i reformave.
Në 20 korrik përfundon mandati i Bamir Topit, në postin e kryetarit të shtetit dhe pyetja se kush do të jetë presidenti i ardhshëm ka muaj që artikulohet në deklaratat e politikanëve.
(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

E konfirmojnë në Kosovë, Ilir Daja largohet nga FC Ballkani! Gati rikthimi te Dinamo në Superligë

E konfirmojnë në Kosovë, Ilir Daja largohet nga FC Ballkani! Gati rikthimi te Dinamo në Superligë