Shqiptarët i therën 11 herë të birin, moderatorja italiane fjalë përlotëse: Dhimbja më e madhe, humbja e fëmijës!

Shqiptarët i therën 11 herë të birin, moderatorja italiane fjalë përlotëse: Dhimbja më e madhe, humbja e fëmijës!

Moderatorja italiane me të birin

Moderatorja e njohur italiane, Simona Ventura, të cilës pak ditë më parë dy shqiptarë i therën djalin me thikë, ka prekur shumë zemra me fjalët prekëse për të birin. Ajo ka postuar sot një foto me të birin, Niccolo Bettarini, i cili ka lënë sot spitalin, duke e shoqëruar me një mesazh përlotës.

19-vjeçari italian u qëllua 11 herë me thikë nga dy shqiptarë dhe dy italianë, ndërsa e ëma shkruan sot në Instagram se ka menduar gjithnjë se dhimbja më e madhe e panatyrshme është të humbasësh një fëmijë.

Unë pikën e kthesës e arrita mëngjesin e 1 korrikut, ndërkohë që udhëtoja. Është e vërtetë: këto janë telefonata që një nënë nuk duhet të marrë kurrë. Gjithnjë e kam patur këtë frikë. Pak edhe për faktin se kam përjetuar drama të miqve të mi të aksidentuar dhe kam parë e ndjerë lotët e prindërve të tyre. Gjithnjë kam menduar se dhimbja më e madhe dhe e panatyrshme është të humbasësh një fëmijë.

Telefonata që i bëra Gero Carraro, vrapi nga Torino në Milano, përqafimi në spital me Nick dhe marrja vesh nga grupi i mrekullueshëm i mjekëve që biri im nuk ishte në rrezik për jetën!

Lotët e cclirimit, ardhja e Stefano Bettarinit dhe Nicoletta Larinit, prekja shpirtërore për faktin që të gjithë bashkë konstatuam një mrekulli.

Zotria ynë Bettarini, pavarësisht 11 thikave, kishte mbijetuar me forcën e 19 viteve të tij, sepse Zoti i vuri një dorë mbi kokë, për fat, shumë herë ka qenë bujar me të.

Nuk do di të them, tani që gjithçka shkoi mirë, cilat janë emocionet e mia....inat, urrejtje, hakmarrje, mirënjohje, lumturi. Arrij vetëm të them 'FALEMINDERIT'!

Di vetëm që zonja Vdekje me gjakmarrjen e saj falce, i dha një shuplakë familjes sonë të zgjeruar (me gjithë vështirësitë e saj) por e lumtur dhe e mirë dhe që sot gjeti një tjetër 'urë', një rrugë të re për të qëndruar të bashkuar dhe për të jetuar jetën. Një jetë të re me ngjyra të reja!

Moderatorja e njohur italiane, Simona Ventura


(Mesazhi i moderatores italiane)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Naimi: 08/07/2018 09:41

    Te vjen turp ti thuash vetes qe jam shqiptar.

    Përgjigju
  • Mama: 08/07/2018 02:31

    Dhe une jam , une jam e LUMTUR QE EDHE DJALI im SHPETOI nga CA SHQIPTARE MAFIOZE QE I moren PENG EDHE DJALIN .Si SHPETOI DJALI im.?? PUNA dhjete VJECARE imja PAGOI pengmarresit te CILET ndertojne PALLATE dhe shesin. droge...UNE SKAM TANI PARE PO DJALIN DHE NIPIN I KAM GJALLE .ZOTI LE TI NDESHKOJE KETA MYSLIMANE TE PASHPIRT QE HELMOJNE PRINDERIT ME ZHGARROT E TYRE .JESUS NA NDIHMO !! Jam me ty be KETO momente SHEN MARI .

    Përgjigju
    • antiharresa: 08/07/2018 14:19

      Or plehre qe vetequhesh naim ,krimi nuk ka kombesi .

    • Jeton Shehu: 08/07/2018 13:46

      Përse mysliman?! A s'të vjen turp që përmend Jezusin pas këtij komenti të cilin e përgënjeshtron vetë mbyllja juaj?! Si s'ju vjen aspak turp. Dy shqiptarë dhe dy italianë janë autorë të ngjarjes së mësipërme. Po gjithë ajo mafje italiane në tërë këto vite, me vrasje, gjoba, pengmarrje etj a mos vallë ishin apo janë myslimanë?! Krimi nuk ka indetitet fetar. Juve tju vijë turp sinqerisht pasi nuk meritoni as ngushëllim ( nëse ngjarja juaj do të ishte e vërtetë) për paratë që thoni se paguat për një ndodhi të sajuar në fantazinë tuaj të cekët menjëherë pas telenovelave "kualitative" plehrash të cilat ju shihni. Guxoni të vini në gojën tuaj të fëlliqur madje dhe Jezusin i cili thotë " Nuk mjafton të duani vetëm mikun por edhe armikun, pasi çfarë shpërblimi mund të kërkoni nëse doni vetëm ata që ju duan?! "... Por ku, ku ti dini ju këto?! Ju jeni nga ata shqiptarë që ndruan emrat, besimin madje dhe gjakun për përfitime materiale personale. Turp për ju. Turp turp turp. Injorante idiote që guxon dhe quan veten nënë.

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Dita e Falenderimeve, Trump uron amerikanët duke sulmuar demokratët: Gëzuar edhe ju që u përpoqët të shkatërronit vendin tonë

SHBA/ Dita e Falenderimeve, Trump uron amerikanët duke sulmuar demokratët: Gëzuar edhe ju që u përpoqët të shkatërronit vendin tonë