Pavarësisht se rastet me koronavirus në vendin tonë janë në rritje, qytetarët vazhdojnë të mos respektojnë masat kundër përhapjes.
Nga një vëzhgim i Report TV në disa qytete, shihet se distanca nuk respektohet, ndërsa maskat dhe dorezat nuk përdoren.
Ndërkohë edhe pensionistët, të cilët janë mosha me riskun më të lartë që mund të infektohen shihen të grumbulluar, duke luajtur domino.
Sot, burimet bëjnë te ditur se janë 43 raste të reja me koronavirs, nga të cilët shumica në Tiranë dhe 19 janë në rrethe. Të infektuarit janë raste kontakti të të infektuarve të mëparshëm në QSUT.
Edhe në qytetin bregdetar të Vlorës, qytetarët duket se e kanë harruar koronavirusin. Rrallë shikon ndonjë person që mban maskë, ndërsa rrugët janë të mbushura plot, duke mos ruajtur distancimin social. Vlora aktualisht ka një rast aktiv me Covid-19.
Në Lezhë situata është alarmante. Rrugët janë të mbushura plot, ndërsa qytetarët nuk respektojnë distancimin social. Ata shihen të qarkullojnë në qytet pa asnjë masë mbrojtëse.
Ndërsa shumica e qytetarë nuk respektojnë masat kundër koronavirusit, në qytetin bregdetar të Durrësit ndodh e kundërta. Aty qytetarët janë të ndërgjegjësuar, duke respektuar distancimin social. Siç duket edhe nga pamjet, ata presin në radhë për të marrë shërbimin shëndetësor në poliklinikë.
Qytetarët e Gjirokastrës qarkullojnë ma maska dhe pa asnjë lloj distancë në rrugët e qytetit duke rrezikuar të bëhen vatër infeksioni.
Ajo që vihet re nga vëzhgimi i Report Tv është se radha dhe distanca respektohet vetëm kur hyn në dyqane, ndërsa jashtë tyre virusi harrohet nga qytetarët.
Report Tv ka bërë një vëzhgim në qytetin e Fierit, se si respektohet masat anticovid të vendosur nga qeveria për të ruajtur shëndetin dhe parandaluar përhapjen e infeksionit dhe ajo që u vu re është se asnjë qytetar nuk respekton distancë, nuk mban maska dhe nuk shmang kontaktin fizik.
Mungesa e masave më e theksuar vihet re te të moshuarit që janë dhe shtresa më e rrezikuar nga virusi.
Ata kanë dalë në grumbuj në parqe e lulishte, pa maska dhe distancë sociale për të luajtur domino apo edhe biseduar mes tyre duke harruar ekzistencën e virusit.