‘Shqiptarët janë gjithmonë një hap përpara’, Eksperti për median britanike: Bandat shqiptare gjejnë rrugë të reja për trafikimin e emigrantëve

‘Shqiptarët janë gjithmonë një hap përpara’, Eksperti për median britanike: Bandat shqiptare gjejnë rrugë të reja për trafikimin e emigrantëve

Emigrantët shqiptar në Britaninë e Madhe

MBRETËRI E BASHKUAR- Emigrantët shqiptar janë kthyer sërish në kryefjalën e mediave britanike. Kësaj here, prestigjiozja britanike The Sun në një artikull të publikuar së fundmi shkruan se gangsterët shqiptarë janë gjithnjë një hap përpara ligjeve britanike dhe se sipas një eksperti, tani që ligjet pas ardhjes së Rishi Sunak në pushtet kanë ndryshuar, këto banda kanë gjetur mënyra të reja për t’u përshtatur.

Në botimin e gazetës theksohet se kanë gjetur dy rrugë të reja për ‘biznesin’ e tyre, trafikimin e emigrantëve. Një ekspert  i pyetur nga “The Sun” ka thënë se bandat që kontrabandojnë emigrantë “përshtaten” dhe kanë gjetur mënyra të reja për t’i shpëtuar zyrtarëve kufirit. Në artikull, shqiptarët i konsiderojnë me epitetin ‘gangster’.

Artikulli i plotë:

“Gangsterët” shqiptarë janë gjithmonë një hap përpara teksa kontrabandojnë emigrantë në Britaninë e Madhe. Pasi kryeministri Rishi Sunak u zotua të dëbojë një numër të shtuar të emigrantëve të paligjshëm shqiptarë. U zbulua se një e treta e 33,029 emigrantëve që kaluan Kanalin midis janarit dhe shtatorit të vitit të kaluar ishin shqiptarë.

“Unë do të punoj me shqiptarët për të vendosur një marrëveshje të re për njerëzit që vijnë nga Shqipëria ilegalisht, ne do të jemi në gjendje t’i largojmë ata të sigurt përsëri në Shqipëri. Ne po i kthejmë emigrantët e paligjshëm nga Shqipëria dhe numri do të rritet gjatë vitit”, tha më herët Sunak. 

Vitet e fundit qeveria ka kërkuar të shënjestrojë kriminelët që kontrollojnë rrugët e kontrabandës me njerëz nga Shqipëria në Mbretërinë e Bashkuar. Megjithatë, një ekspert i bandave i tha “The Sun” se bosët e krimit që qëndrojnë pas tregtisë nuk ka gjasa të shqetësohen nga fjalët e forta të Sunak.

Ai u shpreh se bandat janë një hap para qeverisë dh se përshtaten gjithnjë duke mos u shqetësuar fare për paralajmërimet e Sunak.

“Kontrabandistët janë gjithmonë përpara qeverisë. Ata do të ndryshojnë dhe do të përshtaten, por do të vazhdojnë të fusin emigrantët në vendin tonë”.

Ai shpjegoi se si bandat kanë trafikuar shqiptarët në Britaninë e Madhe që nga fundi i viteve ’90.

“Përdorimi i varkave të vogla përtej Kanalit po hiqet gradualisht sepse është i rrezikshëm. Shefat e bandës rekrutojnë shoferë të korruptuar kamionësh në Belgjikë dhe Francë. Më pas u japin ryshfet për të transportuar njerëz me kamion. Kur kamioni mbërrin në Mbretërinë e Bashkuar, të paligjshmit i lënë të lirë në parkingje. Më pas vijnë të afërmit dhe i marrin“, shpjegoi eksperti.

Specialisti gjithashtu tha se bandat paguhen me një shifër prej 18, 000£ për person dhe se kryesisht këta njerëz që merren me transportimin e emigrantëve kanë aftësinë për të krijuar pasaporta false. Për to, paguhet nga 2 mijë deri në 3 mijë paund.

“Burimi tha se bandat paguajnë rreth 18,000 £ për person dhe rruga e dytë përfshin përdorimin e dokumentacionit të rremë.

Personat që kryesojnë bandat kanë shqiptarë në BE me aftësinë për të krijuar pasaporta false, plotësisht biometrike. Ata mund të krijojnë edhe leje drejtimi false. Bandat paguajnë nga 2 mijë deri në 3 mijë paund për pasaporta false. Pasi marrin një nga këto, thjesht fluturojnë për në Londër si turistë dhe janë këtu”- vijoi ai.

Ai e përshkroi “tregtinë” e emigrantëve si biznes shumë fitimprurës dhe se bandat kanë përqafuar rrjetet sociale për të reklamuar shërbimet e tyre, kryesisht Tik Tok.

“Është një biznes shumëmilionësh. Muajin e kaluar, një shtytje e shitjeve nga kontrabandistët shqiptarë të njerëzve në platformë çoi në nxitimin më të madh të kalimeve përgjatë Kanalit në muajt e fundit. Një ditë, në veçanti u panë 442 emigrantë që mbërrinin me dhjetë varka. Ata deportojnë 50, por ne do të dërgojmë 500.  Në një tjetër ata mburren: “Askush nuk do të t’ju kthejë.  

“Do t’ju mbajne vetëm një javë në qendrën e paraburgimit. Ne kemi një super çmim prej 4500 sterlinash. Pagesa në mbërritje“, thuhet më tej në njoftim.

Eksperti tha se komentet e fundit të Sunak për deportimin e shqiptarëve ishin raportuar gjerësisht në vend.

 “Në Shqipëri ndjesia është se po i veçojnë padrejtësisht. Ne e dimë se problemi i trafikimit të njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar përfshin rreth 11 vende të tjera, si Iraku dhe Afganistani. Nuk janë vetëm shqiptarët që mbërrijnë ilegalisht në Britaninë e Madhe”.- vijoi ai.

Rregullat e reja:

Burimi tha gjithashtu për The Sun se kontrabandistët e njerëzve vepronin veçmas nga bandat shqiptare që kanë marrë kontrollin e tregtisë së drogës në Mbretërinë e Bashkuar gjatë 20 viteve të fundit. Vitin e kaluar, Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) shkatërroi një grup trafikantësh shqiptarësh të lidhur me një berber në Londrën veriore.

Hetimi i NCA zbuloi se Gul Ëali Jabarkhel, 33 vjeç, nga Cricklewood, përdori berberin e tij në Colindale aty pranë si një front për të kryer krimin e organizuar të imigracionit.

Ai u kap duke tentuar të rekrutonte shoferë kamionësh për të sjellë emigrantë në Mbretërinë e Bashkuar. Në shtator 2020 Jabarkhel – i cili pretendonte se kishte lidhje me kriminelët shqiptarë jashtë vendit – i ofroi një shoferi 2500 £ për çdo person.

Ai ishte një nga katër londinezët e dënuar për rolet e tyre në sipërmarrjen kriminale pas një gjyqi gjashtë-javor në Gjykatën e Kingston Crown. Jabarkhel u burgos për 10 vjet, Baz Mohammed Jabarkhil për pesë vjet, Rehan Murudkar për dy vjet e tre muaj dhe Murudkar Rafique për tre vjet e gjysmë.

 

Kamperi i perdorur për emigrantët

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi