Shqiptarët kanë shtëpitë më të vogla në Europë, por ama janë pronarë

Shqiptarët kanë shtëpitë më të vogla në Europë, por ama janë pronarë

Foto ilustruese

Shqipëria është vendi me banesat me numrin më të ulët të dhomave në Europë, sipas anketës së Cilësisë së Jetës, të kryer nga Komisioni Europian. Të pyeturit në Shqipëri u përgjigjën se apartamenti i tyre kishte dy dhoma.

Komisioni Europian ka zhvilluar Anketën e Cilësisë së Jetës me të dhënat e mbledhura për vitin 2016-2017. Në seksionin e pyetjeve në lidhje me strehimin, pyetjes për numrin e dhomave të banesës të anketuarit në Shqipëri dhanë përgjigjen 2, më e ulëta nga të gjithë vendet e marra në shqyrtim.

Vende të tjera me numër të ulët të dhomave në banesa ishin Mali i Zi, me mesatarisht 3 dhoma, dhe Letonia me po aq. Vendet me numrin më të lartë janë Belgjika, Irlanda dhe Luksemburgu, me mesatarisht mbi 5 dhoma. Mesatarja e Bashkimit Europian për sa i përket numrit të dhomave të banesës ishte 4.

Gjithashtu sipas së njëjtës anketë, pjesa më e madhe e shqiptarëve janë pronarë të shtëpisë së tyre. Rreth 87% e të anketuarve thanë se ishin pronarë të shtëpisë ku jetonin, 8% e të pyeturve deklaruan që banonin me qira, 3% kishin një kredi për të shlyer.
Në Europë, rekordin e individëve pronarë të shtëpive ku jetonin e mban Bullgaria, ku 92% e të anketuarve ishin pronarë të shtëpisë ku jetonin. Në përgjithësi, në vendet e Europës Lindore, përqindja e individëve që e zotëronin banesën ku jetonin është shumë e lartë në krahasim me vendet e Europës Perëndimore. Përqindjen më të ulët e ka Danimarka, ku vetëm 9% e individëve janë pronarë të shtëpive të tyre. Mesatarja europiane për pronësinë e shtëpisë është 45%, ndërsa 22% janë pronarë të shtëpive, por kanë një hua për të shlyer, 14% jetojnë me qira.

Në Anketën e Cilësisë së Jetës 2016 janë mbledhur të dhëna të krahasueshme dhe të besueshme në të gjithë Europën, dhe për herë të parë janë përfshirë vendet kandidate si Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia. Anketa në këto vende është zhvilluar në periudhën nëntor 2016 – mars 2017, me një kampion të zgjedhur rastësisht prej 1,000. Në të gjithë Europën janë zhvilluar në total 36,900 intervista.

Ndërtuesit shqiptarë pohojnë se dhe aktualisht në Shqipëri tendenca në ndërtim janë sipërfaqet e vogla, 1+1. Sipas tij, individët nuk janë më të interesuar në sipërfaqet e mëdha, për ta është e vështirë menaxhimi i sipërfaqeve të mëdha, pasi kërkojnë më shumë investime për ngrohje apo mirëmbajtje. Gjithashtu shtoi se shtëpitë me sipërfaqe të vogla, janë më të lehta për t’u dhënë me qira./Monitor/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet