Shqiptarët kremtojnë Ditën e Flamurit në SHBA, kryetari i bashkisë së New Jersey-t: Nder për qytetin të mbështesim komunitetin shqiptar (VIDEO)

SHBA- Festimet për 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, festohen më një ndjenjë të lartë krenarie edhe nga shqiptarët anë e mbanë botës.

Edhe këtë herë nuk kishin të mungonin ceremonitë e organizuara në nderim të festës së Pavarësisë në SHBA.

Nga New Jersey, korrespondenti i Report Tv në SHBA, Denion Ndrenika përcolli atmosferën që është krijuar nga festimet e shqiptarëve në Amerikë.

Në shëtitoren ‘Nënë Tereza’ në New Jersey, është vendosur flamuri kuq e zi, ndërsa pjesë e festimeve ishte edhe këndimi i himnit kombëtar.

Sipas Ndrenikës, në ceremoninë për kremtimet e 110-vjetorit të Pavarësisë mori pjesë edhe kryetari i bashkisë së New Jersey, i cili mbajti një fjalim për shqiptarët atje.

Kryetari i bashkisë së New Jersey, falënderoi komunitetin shqiptar atje, ndërsa premtoi se do t’i mbështesë.

‘Do t’ju falënderoja që keni ardhur sot. Sot ngremë flamurin shqiptar për Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë! Është një nder për qytetin dhe këshillin bashkiak që të mbështesim komunitetin shqiptar, familjet dhe shokët! Faleminderit që erdhët.’- u shpreh kryetari i bashkisë Richard Rigoglioso.

 

Gazetari Ndrenika u shpreh se gjatë gjithë javës ka pasur organizime në kuadër të festës së Pavarësisë.

 

Fjala e kryetarit të bashkisë së New Jersey

M.Q./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja