‘Shqiptarët në Angli kriminelë?’ Dua Lipa: Ne duhet ta ndryshojmë këtë stigmë! Kemi nevojë të pranohemi si rezidentë në çdo vend ku jetojmë

TIRANË- Në një kohë kur disa media britanike apo edhe vetë ministrja e Brendshme Suela Bravreman i quajnë shqiptarët ‘Kriminel’, Dua Lipa është shembulli se ky etiketimim është krejtësisht i padrejtë. Në konferencën që pati, pak para nisjes së koncertit të saj për 110-vjetorit të Pavarësisë, Dua tha se shqiptarët do duhet të luftojnë fort që ta heqin këtë stigmë duke theksuar se të gjithë duhet ta kenë të drejtën për t’u ndjerë rezidentë në çdo vend ku ata jetojnë.

“Një fatkeqësi e madhe si shihemi ne në sytë e politikanëve të tjerë, janë fjalë të pakëndueshme, mendoj që kemi nevojë me luftu ksenofobinë në botë, është e nevojshme, ne duhet ta ndryshojmë stigmën që kanë njerëzit ndaj shqiptarëve, kjo është ajo që mund të bëjmë. Kemi nevojë të pranohemi si rezidentë të cdo vendi ku jetojmë”, tha Dua.

Ajo sot është ambasadorja më e mirë në botë e vendit tonë, mirëpo thotë se e gjitha kjo vjen sepse e ndjen të promovojë Shqipërinë, e nuk është kurrsesi një strategji marketingu.

“Nuk e kam strategji, unë e ndjej, kam qejf të pushoj në Shqipëri dhe vij, për promovimin e bëj me qejf sepse e dua vendin time”, tha Dua Lipa.

Një përgjigje e ka pasur për të gjithë të “zhgënjyerit” për mungesën e saj në ‘Sunny Hill Festival’ që u mbajt në Tiranë.

“Nuk kam performuar në çdo Sunny Hill Festival. Kjo ka qenë dita që kam dashur për të performuar në Tiranë”, theksoi Dua.

Nga ana tjetër, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e ka quajtur një ‘grand finale’ koncertin e Dua Lipas, mbrëmjen e sotme në sheshin “Skënderbej”, i cili mbyll edhe turin e këngëtares më të famshme shqiptare në arenën ndërkombëtare, por që përkon edhe me 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, si dhe me mbylljen e vitit ku Tirana ishte Kryeqyteti Europian i Shqipërisë. Kreu i Bashkisë tha gjithashtu se projektet e përbashkëta si “Sunny Hill” do të jenë një brand i përsëritshëm në Tiranë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:01
Veliaj në konferencën për shtyp me Dua Lipan: Koncerti i Pavarësisë një 'grand finale' për Tiranën, Kryeqytetin Europian të Rinisë

1669651451_084cc8f437a14ad094f956df2d11de25.jfif

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e ka quajtur një ‘grand finale’ koncertin e Dua Lipas, mbrëmjen e sotme në sheshin “Skënderbej”, i cili mbyll edhe turin e këngëtares më të famshme shqiptare në arenën ndërkombëtare, por që përkon edhe me 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, si dhe me mbylljen e vitit ku Tirana ishte Kryeqyteti Europian i Shqipërisë.

“Nuk mendoj se kishim një moment më të bukur dhe më të mirë, për ta mbyllur këtë vit kur Tirana është Kryeqyteti Europian i Rinisë, kur kemi përvjetorin e Pavarësisë, me shtetasen më të re shqiptare, Dua Lipën. Dua ka pasur një tur të jashtëzakonshëm,“Future Nostalgia”, i cili mbyllet në Tiranë. Ky qytet ka kaluar kaq shumë aktivitete dhe energji pozitive, por kjo është grand finale edhe për ne. Ajo sapo është kthyer nga një tur në Zelandë, Australi, Kaliforni, 27 orë për të mbërritur në Tiranë, po kemi gjithë energjinë pozitive për të pasur një superfestë sot për Pavarësinë. Dua t’ju uroj një mirëseardhje të gjithëve atyre që kanë adhur nga Kosova, Lugina e Preshëvës, Mali i Zi. Do të kalojmë shumë shumë bukur sot,” u shpreh Veliaj në konferencën e përbashkët për mediat me këngëtaren Dua Lipa.  

Kreu i Bashkisë tha gjithashtu se projektet e përbashkëta si “Sunny Hill” do të jenë një brand i përsëritshëm në Tiranë.

“Po mendojmë çfarë mund të sjellim disa risi të reja, si ta fusim kulturën e muzikës cilësore dhe brandimit të Tiranës si qytet i artit dhe kulturës. Ne kemi qenë kryeqyteti europian i rinisë, vitin tjetër do jemi Qyteti Evropian i Sportit. Disa aktivitete që i testuam këtë vit duam t’i kthejmë në një brand të përsëritshëm të Tiranës dhe të krijojmë imazhin e një qyteti ku ka art dhe kulturë. Po të shikoje sot mediat britanike, unë i lexova sot dhe Daily Mail, The Guardian të gjithë flisnin shumë pozitivisht për Duan dhe shtetësinë shqiptare. Si e tha dhe Dua, nuk mjafton vetëm një gjest. Duhet të jetë në mënyrë të përsërituri lajmi i mirë që vjen nga një vend. Për këtë po punojmë për sezonin e dytë të Sunny Hill Albania,” pohoi Veliaj.

Ora 16:38
Dua Lipa zbulon se çfarë u thotë miqve të saj për Shqipërinë

 

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa ka zbuluar se çfarë u thotë miqve të saj të huaj, për Shqipërinë.

“Kemi një kulturë shumë mikpritëse, u them nëse vini te ne do ndiheni si në shtëpinë tuaj”, tha ajo.

Ora 16:34
Kritikat në rrjet për flamurin 'autokton', Dua Lipa: S'është bërë për nacionalizëm! Kemi të drejtë të jemi krenarë si shqiptarë

 

Postimi i flamurit autokton në Instagram bëri që këngëtarja Dua Lipa të përballej me shumë kritika. Këngëtarja e famshme shqiptare u përgjigj duke thënë se ka shumë persona që duan t’i bëjnë të ndihen si dikush që nuk janë, por qëllimi i saj nuk kishte synim fyerjen.

“Postimi nuk ëshë bërë për asnjë nacionalizëm thjesht ka qenë me rëndësi që ne si shqiptarë kemi të drejtë të jemi krenarë që jemi shqiptarë. Ka shumë njerëz që duan të na bëjnë të ndihemi si dikush që nuk jemi. Nuk kam pasur asnjë qëllim për të fyer dikë, për të pasur debat se nuk ishte shumë reagim i mirë ndaj meje por vendosa të qëndroj me mendimin që kisha”, tha Lipa gjatë konferencës të mbajtur në Tiranë.

Ora 16:34
Pasi mori pasaportën, a do të martohet edhe me një djalë nga Shqipëria? Ja si përgjigjet Dua Lipa (VIDEO)

 

Pasi mori pasaportën shqiptare, këngëtarja Dua Lipa është pyetur edhe nëse tashmë do të marrë edhe një të dashur shqiptar. Këtë pyetje ajo e ka kaluar me shumë buzëqeshje duke thënë se “nuk e di”.

“Oh motër, këtë se di”, tha Dua.

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë