Shqiptarët kthehen në Greqi
Në Kapshticë, radha 1 km

Shqiptarët kthehen në Greqi<br />Në Kapshticë, radha 1 km
TIRANE- Pikat doganore që lidhin Shqipërinë me Greqinë, janë përballur sot me një fluks të madh të kthimit të shqiptarëve, drejt Greqisë. Shkak është bërë dhe fakti që nesër rifillon shkolla në shtetin fqinj.  Burime nga pikat kufitare të Kakavijës e Kapshticës, se fluksi i madh ka vazhduar gjatë gjithë natës, ndërsa raportohen për radhë të gjata në pritje, deri në 1 km në pikën doganore të Kapshticës.

Temperaturat e ulëta dhe moti i ftohtë vështirëson qëndrimin e shqiptarëve, mes tyre gra e fëmijë, në këto pika doganore. Sot në mëngjes raportohej se mbi 14 mijë shqiptarë kishin lënë vendin, por fluksi është rritur së tepërmi në orët e mesditës.

KAPSHTICE
Rreth orës 14. 30 minuta burime nga pika doganore e Kapshticës, bëjnë të ditur se radha e makinave që ishin në pritje shkonte deri në 1 km- 1.5 km.
I kontaktuar me telefon, nga “shqiptarja.com”, drejtori i policisë kufitare të Kapshticës, Ismail Elezi, deklaron se si autoritetet portuale greke, ashtu dhe ato shqiptare, po punojnë maksimalisht, por fluksi është tepër i madh.
“Ne po punojmë me kapacitet të plotë, pala jonë po punon me 9 sportele, pala greke me kapacitetin e saj maksimal, por fluksi është tepër i madh. Është një dyndje autobusësh . Vetëm gjatë paradites kanë kaluar nga Kapshtica 27 autobusë. Kërkohet kohë për përpunimin e dokumenteve, minimalja 2 minuta. Ne po punojmë për të lehtësuar lëvizjen, por dyndja është tepër e madhe”- sqaron drejtori Elezi, i cili insiston disa herë të thotë se autoritetet kufitare, si ato greke ashtu dhe shqiptare, kanë qenë në krye të detyrës në cdo moment.

KAKAVIJE

Në Kakavijë, në mëngjes raportohej se kanë dalë rreth 7200 shtetas me 1700 automjete. Pala shqiptare po punon me kapacitet të plotë, 7 sportele në dalje, dhe 4 sportele në hyrje. Ndërsa pala greke po punon me 4 sportele në hyrje. Ndërsa fluksi i emigrantëve është rritur shumë gjatë orëve të mesditës.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Shpejtësi, alkool e celular në timon, rreth 9 mijë gjoba për një javë në Tiranë! Rrugorja bën ‘blinacin’

Shpejtësi, alkool e celular në timon, rreth 9 mijë gjoba për një javë në Tiranë! Rrugorja bën ‘blinacin’