ITALI- Pa frikë mund të thuhet se tashmë shqiptarët janë “zotërit” e grabitjeve në Itali. Në analizat e fundvitit të policisë italiane shihen vetëm raste të tilla. Por së fundmi, janë zbuluar disa hajdutë të tjerë. Quhet tashmë “turizëm kriminal”, pasi shtetas kryesisht të Evropës Lindore, ku shumica janë shqiptarë, mbërrijnë në Itali, për të vetmin qëllim, të kryerjes së krimeve dhe të kthehen në shtëpi sa më shpejt të jetë e mundur.
Mediat italiane shkruajnë se kur është fjala për qytetarët shqiptarë, të cilët lirisht mund të hyjnë në Itali, pa vizë, për deri 3 muaj, loja bëhet edhe më e lehtë. Por këtë herë shkoi keq për tre të rinj shqiptarë që u arrestuan në Firence, pasi kishin vjedhur disa bizhuteri ari në një shtëpi. Policia dhe karabinierët ishin në gjurmët e tyre, pasi një makinë ishte parë gjithandej.
Tek sendet e grabitura përfshiheshin edhe një tufë lulesh. Tri shqiptarët e arrestuar janë Arben Shabani, 30 vjeç, 19 vjeçari Klaudio Perndreka dhe Elvis Gjergi, 30 vjeç. Dy prej tyre kishin mbërritur në Itali kohët e fundit (për "turizëm kriminal”, ndërsa tjetri ishte për kohë të gjatë në Firence.
Hajdutët shqiptarë në Reggio Emilia punojnë në grupe dhe pasi ndajnë krahinën nisin ekspertizën nëpër shtëpi e biznese. Mallra me vlerë 50 mijë euro ishin gati për në drejtim të Shqipërisë, ndoshta për t'u "ricikluar" si dhurata e Krishtlindjeve, ndërsa u bllokuan edhe 8 mijë euro në para të gatshme dhe u kapën disa shqiptarë.
Policia në Fiorano ka gjetur makinën e hajdutit akrobat shqiptar, i cili hidhej nga një apartament në tjetrin. Besmir Doci, 24 vjeç, emigrant ilegal shqiptar ka me precedentë të veçanta për vjedhje të ngjashme të kryera në Italinë e Nesme. Makina, një Audi TDI 6 Boot Record 3000 përdorej për grabitjet, ndërsa brenda saj u gjet një shkop, një çekiç, një levë, një laptop, dorashka të reja dhe dy çanta të plota me mallra të vjedhura si bizhuteri, sende ari, etj. Në Frasati u kap një 33-vjeçar shqiptar që kishte grabitur një shtëpi.
Shkrimi u publikua sot (24.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com